Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

SEKSI DHE HOROSKOPI

Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…

Luani
Preferencat seksuale:
Dëshira më e thellë e Luanit është t’i joshë të gjithë, edhe sikur disa persona të mos i zgjojnë interesin erotik. Seksi është për Luanin një “ritual” i veçantë dhe është partner mjaft bujar. E eksitojnë të brendshmet shumë të shtrenjta dhe të veçanta, me ngjyrën e zjarrit! Do të bëjë seks në një mjedis të bukur dhe luksoz, që t’i duket edhe i rehatshëm. Eksitohet kur sheh partnerin/en të kërkojë me pasion marrëdhënie seksuale me të. I pëlqen të bëjë si i/e vështirë dhe të jepet vetëm kur e vendos vetë. Një nga preferencat e “fshehta” seksuale që ka janë puthjet e lagështa në shpinë, e cila është zona e tij erotike.
Profili seksual: Edhe në seks, Luani nuk mjaftohet me mediokritetin. Do të përjetojë një pasion të fuqishëm dhe të zjarrtë, që e bën trupin e tij të digjet nga dëshira. Kur ndjen një joshje të fortë seksuale për dikë, është i aftë të bëjë gjithçka që të kalojë një natë (dhe shumë të tjera) me të. Edhe në seks i zmadhon gjërat dhe mund të karakterizohet si një nga shenjat që nuk ngopet me seks. Shpeshherë, seksi është për personalitetin e tij një mënyrë për t’u konfirmuar, pasi kështu ndjehet i/e dëshiruar. Shpesh në jetë mund të bjerë në dashuri me dikë pasi sigurohet se shkojnë shumë mirë në shtrat. Kur dikush e eksiton, bën gjithçka që ai/ajo të mbetet i/e kënaqur. Megjithatë, egocentrizmi është një nga karakteristikat kryesore të tij/saj, pra, edhe në seks, do që çdo moment të sigurohet dhe të ndjejë se ai është më i miri nga të gjithë.

Virgjëresha
Preferencat seksuale:
Mbase Virgjëresha nuk është “raketa” erotike e zodiakut, por me siguri i pëlqen seksi i mirë dhe cilësor. Ajo që preferon më shumë nga të gjitha në seks është që partneri/ja të jetë i/e sapolarë dhe parfumosur. Pastërtia dhe e shëndetshmja janë A-ja dhe Z-ja e jetës seksuale të Virgjëreshës. E stimulon një trup që është i parfumosur, i depiluar dhe i butë në përkëdhelje. Nuk i pëlqen të ndryshojë pozicionet klasike të të bërit dashuri dhe vështirë se i ndryshon zakonet e veta erotike. I pëlqen të kritikojë edhe mënyrën me të cilën bën seks partneri/ja dhe jep gjithmonë këshillat e veta. I pëlqen të japë udhëzime për kohëzgjatjen e seksit dhe, nëse nuk i pëlqen diçka, nuk ngurron ta lërë në mes atë që ka nisur, të vishet dhe të ikë, duke e lënë partnerin/en me gisht në gojë! Nëse do ta joshësh dhe eksitosh një Virgjëreshë, mjafton të luani bashkë lojën e “doktorit dhe infermieres”, një lojë që i pëlqen shumë.
Profili seksual:
Seksi nuk është një lojë për Virgjëreshën perfeksioniste, që është i/e bindur se detajet janë ato që bëjnë ndryshimin. E ka të vështirë t’i lërë të lira impulset e veta seksuale dhe, që ta lërë mënjanë logjikën, duhet të plotësohen disa kushte në shtrat: Çarçafë të pastër dhe të hekurosur mirë, atmosfera e duhur erotike, humor i zgjuar dhe një partner erotik që të fitojë besimin e tij/saj. Nuk është nga ata dashnor/e që duan të kënaqin impulset e tyre për një natë të vetme. Është konservator e serioz dhe do një partner të qëndrueshëm erotik. Nuk është shumë demonstrativ në seks, por lëvizjet e tij të menduara dhe të peshuara mirë i sigurojnë një rritje 100% të epshit erotik. Mos u habit nëse pas një mbrëmjeje erotike, të kthen kurrizin dhe fle. Pas një “krevati të mirë” vjen gjithmonë një gjumë rigjenerues, sepse romantizmi nuk bën pjesë në dhuntitë e tij/saj!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Egi i “2 XL”: Kam lënë nam!

Next Post

“ALLATKË” NË PARLAMENT?!

Advertisement