Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga ARTAN KRISTO

E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata…

EDI RAMA DHE SALI BERISHA

Përsëri Enver Hoxha, edhe pse jo më ndër të gjallët, u bë “mollë sherri” mes PD-së dhe PS-së këtë javë. Shkak ishin fotografitë e tij pas kurrizit të Edi Ramës në ceremoninë e përkujtimit të çlirimit të Tiranës. Sali Berisha, kur pa ato fotografi, akuzoi Ramën se po rehabiliton diktatorin, ndërsa Rama, u justifikua se ato fotografi i kishin futur “të paftuarit që kishin ardhur si diversantë në aktivitet, vetëm për të ngritur fotografitë e Enver Hoxhës”. Madje ai shprehu keqardhje për ata që i quajti “të fandaksurit që kapen pas fotografive të Enver Hoxhës, për të bërë luftë politike me ne”.

Advertisement

Një gjë nuk kuptojmë dhe për këtë, deshëm t’i pyesnim në një intervistë të dy, përballë njeri-tjetrit, edhe zotin Rama, edhe zotin Berisha: Nëse janë kundër Enverit që të dy, nëse e pranojnë që ai ka qenë diktator, pse nuk marrin iniciativën të bëjnë një ligj që të ndalohet shfaqja e diktatorit në publik, si dhe propaganda për të (siç është në Gjermani dhe Itali për Hitlerin e Musolinin), duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë kësaj pune dhe sulmeve për njëri-tjetrin? Pse nuk e bëri këtë zoti Berisha kur ishte në pushtet? Mos vallë e pengoi fakti se me Enverin e lidhte e kaluara e tij dhe shoqëria me djalin e tij?! Po Edi Rama vallë, për të njëjtën arsye nuk bën këtë?! Apo ka frikë se mos i ikin votat e “flokëbardhëve”?! Mos është më mirë që, që të dy, ta mbyllin gojën e të mos flasin më për Enverin?! Le t’ia lënë Arvizusë këtë punë…

SPARTAK NGJELA
As avokat Ngjela nuk ndenji dot këtë javë jashtë debatit për Enver Hoxhën. Ai shkroi në Facebook se “fundin e tij me turp, pa varr dhe si i përbuzur dhe i flakur si mbeturinë nga historia përgjithmonë, Enver Hoxha e ka pasë krijuar vetë, kur veproi me egërsi antihumane që të mbytte me gjak shoqërinë shqiptare, kur me gjakftohtësinë e një krimineli nekrofil, vrau të gjithë intelektin e kombit dhe, bashkë me ta, edhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”.
Jemi dakord me avokat Ngjelën deri këtu, por lexoni se ç‘shkruan më poshtë ai: “A e dini ju zotërinj se personi që del në publik me fotografinë e Enver Hoxhës, dënohet penalisht sot në Shqipëri?! Ku është policia shqiptare, pse i lejon? Pse s’flet pilivesa Tahiri?!”
U bëmë kuriozë, hapëm kodin penal shqiptar, faqe më faqe, por emrin e Enveri Hoxhës nuk e gjetëm asgjëkund. Pyetëm edhe avokatë të tjerë, por edhe ata na thanë të nëjtën gjë: Nuk ka nen që dënon Enveri Hoxhën në kodin tonë penal. Me anën e mesazhit pyetëm në fund edhe zotin Ngjela në Facebook, por ai nuk na ktheu përgjigje, ndaj duam ta pyesim publikisht: A i njeh ligjet shqiptare avokati ynë i shquar, apo flet kot më kot duke menduar se ka përpara një turmë budallenjsh?

SOKOL OLLDASHI
Këtë javë u mbush plot një vit nga vdekja e papritur e Sokol Olldashit. Ne deshëm t’i merrnim një intervistë politikanit e ish-kolegut tonë, deshëm ta pyesnim Sokolin për shumë gjëra që kanë mbetur enigmë që prej një viti: Ta pyesnim çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë me shi te rruga e Elbasanit? Ishte aksident, apo ishte atentat? Mos i kishte shkelur dikujt në kallo Sokoli? Mos i interesonte ndokujt vdekja e tij? Por deshëm ta pyesnim edhe për disa gjëra që mbetën enigmë këtë javë që u përkujtua vdekja e tij: Pse nuk ishin në takimin e organizuar për të përkujtuar vdekjen e tij, as Sali Berisha, as Lulzim Basha e as Jozefina Topalli? Ka lidhje kjo, enigma e re, me ato enigmat e vjetra?

LULZIM BASHA
Deshëm të bëjmë një intervistë me kryetarin e PD-se, zotin Lulzim Basha në prag të protestës që ata do të zhvillojë të shtunën paradite, por nuk mundëm. Ai ishte shumë i zënë me organizimin e saj… Jemi dakord dhe na duket me vend organizimi i protestës. Në gjithë vendet demokratike bëhen protesta kur popullit i preken të drejtat, apo mirëqenia. Jemi dakord që edhe te ne të protestohet kundër rritjes së pagesave studentore, apo kundër rritjes së çmimit të energjisë, por nuk mund të rrimë pa e pyetur zotin Basha: Me ç’sy e faqe bën ai thirrje për protestë kundër varfërisë kur para pak më shumë se një viti ishin në pushtet? Si mund të kalohet për 15 muaj nga “zhvillimi në rangun e Gjermanisë”, siç thoshte Berisha, në “nivelin e vdekjes nga uria”, siç thotë ai? Edhe diçka: Çfarë nënkupton zoti Basha me thirrjen për protestë kundër paligjshmërisë? A nuk është paligjshmëri ndërtimi pa leje, vjedhja e energjisë, apo ngritja e universiteteve pa kriter? Apo, në këtë rast, ai bën protestë në mbështetje të qeverisë?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tutankhamoni nuk ka vdekur nga një aksident

Next Post

Grida Duma: “Do kandidoj për kryetare bashkie në Tiranë”

Advertisement