Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

SEKSI sipas shenjave të horoskopit

Doni të mësoni më shumë për preferencat seksuale të secilës shenjë? Si sillen ato në shtrat? Sapo jeni lidhur me dikë dhe doni të dini më shumë për të, për preferencat që ka në fushën e seksit? Mësoni shenjën së cilës i përket dhe, duke lexuar shkrimin tonë, mund të krijoni një ide se me kë keni të bëni dhe çfarë mund të prisni prej tij/saj…

Bricjapi
Preferencat seksuale: I pëlqen gjuetia e vështirë erotike, do ta bëjë për vete njeriun për të cilin ndjen pasion dhe eksitohet kur i duhet të bëjë luftë për t’ia arritur qëllimit të tij/saj. Nuk i pëlqejnë deklaratat e tepruara të dashurisë, as të ashtuquajturat jargavitje. Mundohet me fuqinë e mendjes që çdo lidhje dashurore ta sjellë në nivelin që dëshiron. Burri Bricjap kërkon të ketë në krah një partnere serioze dhe bëhet mësuesi i saj. Nuk i pëlqejnë gratë shumë të guximshme në seks dhe që duan t’i tregojnë menjëherë aftësitë e tyre seksuale. Gruaja Bricjap tërhiqet seksualisht nga burrat e fortë dhe të sigurtë në vetvete. Në qoftë se nuk është e gatshme për një lidhje të qëndrueshme dashurie, i pëlqen të krijojë një marrëdhënie të lirë seksuale, që ia ngre lart pasionin dhe dëshirën. Zona më e ndjeshme e trupit, si te burri, ashtu edhe te gruaja Bricjap është ajo rrotull gjunjëve. Përkëdheljet rrotull kësaj zone janë një fillim i mirë që të vazhdojë lojën erotike, e cila do ta çojë deri në qiell dëshirën e tij/saj.
Profili seksual: Bricjapi llogjik dhe konservator, edhe në seks nuk e lë veten e vet të lirë, nëse nuk arrin të ndjejë besim dhe siguri me një partner erotik! Në fillim të njohjes, të jep përshtypjen se është një partner/e i/e ftohtë dhe i ashpër, pa gjurmë ndjeshmërie apo butësi. Me kalimin e kohës, me humorin e tij të hollë, por edhe me karakterin e qëndrueshëm arrin të thyejë akullin dhe të tregojë se është një dashnor/e dinamik dhe me një epsh të madh erotik. Do që personin që ka në krah dhe me të cilin/ën ndan momentet erotike ta shijojë dhe ta ketë vetëm për vete. Për këtë arsye, preferon më shumë lidhjet e qëndrueshme, sesa flirtet dhe lidhjet e një nate. Nuk është i hapur ndaj eksperiencave të reja dhe fantazia e tij është mjaft e kufizuar, por ka një forcë dhe këmbëngulje që patjetër do të të pëlqejë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

9 sekrete që burrat nuk do t’ua thonë kurrë grave!

Next Post

Një ditë shëtitje në Pekin, është baraz me pirjen e 21 cigareve

Advertisement