Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mesazhet, dedikime…

Memorial për Anita Bitrin…
– Perëndesha e valëve, 19 tetor. Një ditë e bekuar, por edhe e dëshpëruar. Me makinën tonë të xhirimit të RTV Korçë, jemi nisur drejt qytetit të Vlorës. Makina ecën me shpejtësi dhe shoferi e ndalon në hyrje të qytetit. Përpara nesh shtrihet, si një aurorë magjike Vlora, ky qytet i burrave të urtë e të mençur, trima e punëtorë, Vlora e kulturës dhe e bujarisë, Vlora heroike e Ismail Qemalit dhe e Selam Musait, Vlora e patriotizmit të vyer shekullor. Patriotizmi i tyre i bën përherë nder e lavdi këtij populli mendjendritur, që ka shkruar me gjak të kulluar prej masoviku historinë moderne të vendit të shqiponjave. Po, Vlorë e bukur me ty krenohen të mëdhenj e të vegjël, artistë e punëtorë, sepse tek kultura e traditat e tua rrjedh lule argjendi i pastër! Po, Vlorë, ti je e bukur dhe krenare, si flamuri i kuq, flladi i mëngjesit pranveror e buzëqeshja e fëmijëve. Përpara syve tanë del e gjallë kjo histori e ndritur. Dalin burrat e mëdhenj që ngrihen viganë si kreshtat e maleve dhe Prometeut. Del e gjallë kjo histori e madhe e shkurar përmes dhimbjesh, vuajtjesh, sakrificash, mundi e djerse. Është nder që mban pasaportën e madhe të atdhedashurisë. Unë shkel përherë të parë në Vlorën e bukur, ku ka veç jetë e gjallëri kaq i emocionuar në shpirt, dhe me një ndjenjë gëzimi të patreguar për të parë këtë popull bujar me një histori dhe kulturë patriotike. Por nuk është vetëm kjo arsyeja kryesore. Unë po vij këtu, nëna, baballarë, vëllezër e motra vlonjate për ndjenjën e fortë te dashurisë dhe respektit që ruaj e ushqej brenda meje në zemër emri dhe kujtimi i artistes virtuoze, që veç një herë e lindi nëna, Anita Bitri. Jemi nisur tek shtëpia e thjeshtë ku lindi dhe u rrit Anita, princesha e madhe e këngës, ajo hyjnorja, e paharruara! Nuk e di por qenka tepër e vështirë të futesh në të. Këmbët nuk të bëjnë e trupi më dridhet. Janë një “mal” me emocione përzier plot me dhimbje trishtim deri në pakufi. Në pragun e derës e di që do na presë me duart që i dridhen jo nga pleqëria e mosha (sepse babai i Bitrit) si ish ushtarak nuk i njeh ato. Zemra e tij është kaq e trishtuar, por dashuria e Vlorës, e publikut që jeton çdo çast me emrin e pandarë të Anitës e bën më të fortë e pse jo ia largon disi edhe dhimbjen e madhe. Por, Skenderi nuk është i vetëm në këtë “det dhimbje” në këtë “mal” gëzimi. Me të sot e përngaherë është edhe djali i tij Arbeni, që su nda asnjëherë nga Anita. Vëllai mundohet të fshehë pikat e lotit për motrën e shtrenjtë me të cilën patën thurur ndoshta aq shumë ëndrra e dëshira për jetën, dhe një ditë fati i keq i ndau, si pa u kuptuar… Sytë e tij shprehin aq shumë. Shprehin mall, lot, dhimbje, dashuri. Po të ishte gjallë Anita me siguri do të mbushte varkëzën me lot, ja ashtu, realisht, vërtetësisht, siç u shfaq në ekranin e TVSH në Korrik 2004, 3 muaj para se të ikte fizikisht nga kjo jetë. Babai i Bitrit nuk i ka reshtur të gjitha përpjekjet në të gjitha zyrat për të gjetur dhe ndëshkuar fajtorët e vërtetë që i shkaktuan këtë tragjedi në familje. E di që djali i tij Arbeni nuk është në një mendje mbi këtë hije dyshimi. Shpirti i Anitës kërkon paqe! E vërteta duhet thënë tani, që kjo tregjedi të mos mbetet si një mister në faqet e gazetave e ekraneve. Është detyrë që duhet ta kryejmë me dashuri për të nderuar emrin dhe kujtimin e Anita Bitrit. Mbase u largova pakëz nga ky rrëfim i thjeshtë, por fjalët rrjedhin njëra pas tjetrës të ëmbla, të ngrohta, plot dashuri, si vetë kujtimi i Anitës. Ato të japin emocione të papërshkrueshme dhe e ndjen veten më pranë Anitës, princeshës së skenës, nënës të dhembshur e bijës krenare vlonjate. Pena ime vazhdon të shkruajë mbi fletet e bardha, si tek ajo kënga e parë e Bitrit që ka mbetur e skalitur thellë në zemrat e publikut: “Ja, zilja ra, kemi hartim!”. Kujtoj përshëndetjen e ngrohtë dhënë Anitës në qytetin e Bilishtit, atje ku babai i saj u plagos keq në mbrojtje të Atdheut dhe ajo kishte një pjesë të shpirtit, dhe sot ndjej kaq mallëngjim. Nuk ka nevojë aspak t’i shfletosh shënimet, kujtimet, reliket. Anita Bitri na shfaqet përherë e gjallë në rreshtat e mi, në kujtimet e të gjithëve, si në shiritin e një filmi me emrin, buzëqeshjen, me zërin e saj aq të ngrohtë e drithërues, dhe në vargjet e këngëve të pavdekshme, që shpirti ynë nuk i harron:
– Mos u nxito, mos u gabo!
Ku shkuan fjalët që më thoshte me aq zjarr!?
Ato na vijnë më mendje të freskëta si cicërimat e zogjve dhe ngazëllehemi më shumë. Ato janë kujtimet më të bukura për të, familjen e saj, për artin e kulturën tonë, pavdekësinë e si një thesar i çmuar. Na duket sikur në ato relike e kujtime do ta takojmë përsëri Anitën, do ta përshëndesim, si të ishte me ne, e gjallë. Fjalët mbeten gjithnjë të pakëta, kur flasim për sinonim brilant të muzikës me atë emër të thjeshtë e dashuri të madhe. Po, po, Anita Bitri është me ne, në çdo zemër që rreh, në altarin e këngës të madhe, në skenën e ndritshme të RTVSh-së, si atëhere, sepse populli nuk e harron më monumentin e madh që i ngriti në shpirtin dhe zemrën e tij. Përgatiti Alban Arapi me rastin e 10-vjetorit të ndarjes.
Marrë me shkurtime nga emisioni në TV Korça.

Dedikime…
Duaje me gjithë forcë jetën, jepi kuptim asaj në jetë. Çdo sakrificë duhet bërë për të jetuar. Askush i lindur si mbret s’ka. E vështirë është jeta, ka edhe lumturi. Prite jetën si të vijë për ta jetuar, nëse e di çfarë do të thotë jetë për të jetuar. Bëje vete, rri jeten për të ardhur e mirë. Duaje të afërmin tënd, afroju buzëqeshjes, mbizotëroji trishtimit. Derdh lot ku duhet derdhur, qesh ku duhet për të qeshur. Jona.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë gabimesh bëj që shëndoshem?

Next Post

10 mite të pavërteta për shëndetin...

Advertisement