Ideja është e thjeshtë: Pse, vetëm gratë kanë të drejtë të “mashtrojnë” me sutjenat e tyre push-up? Edhe burrat mund të pretendojnë më në fund të kenë muskuj të bukur kraharori, falë Pektobrasë (emri i vërtetë është The Funkybod Muscle), një bluze që rimodelon siluetën e meshkujve (si një përgjigje cinike ndaj sutjenave të mbushura me sfungjer të grave). Kjo ide e bukur na vjen drejt e nga Londra, ku edhe burrat më karkalecë mund të shesin mend në pab, falë markës Funkybod që ka hedhur në treg këtë produkt. E vesh bluzën e mbushur me sfungjer në pjesën e kraharorit, bicepse e shpatulla dhe hop, ndryshon komplet siluetën tënde! Produkti kushton afro 36 euro, por në reklamë nuk saktësohet një gjë thelbësore: A vazhdon të rrijë vajza me një djalë të tillë pasi ka zbuluar të vërtetën? Sepse burrat, në përgjithësi, po…
Advertisement