A janë të pajtueshëm seks-shopi dhe etika islamike? Pikërisht këtë kanë menduar dhe guxuar disa biznesmenë turq. Helal Sex Shop është seks-shopi i parë në internet, me bazë në Turqi, që u propozon internetistëve produkte të vërtetuara si “hallall” dhe “në përputhje me normat islamike”, siç afirmon siti. Kështu, dyqani në fjalë në internet, është organizuar në dy seksione të ndara: Njëri është konceptuar për gratë (ku shfaqet një grua me perçe) dhe tjetri u drejtohet burrave. Ka gjithashtu një forum për të diskutuar për seksualitetin me çështje që kanë të bëjnë me praktikat seksuale dhe Islamin. Ndryshe nga një seks-shop tradicional, në Helal Sex Shop nuk shiten as lodra seksi, as aksesorë të tjerë dhe aq më pak shfaqen foto apo video pornografike. Aty ndodhen vetëm objekte që i përkasin versionit “soft” të seksualitetit: Prezervativë, lubrifikantë, vajra masazhi; objekte për të ndihmuar seksualitetin sipas parimeve islamike, domethënë, në kuadrin e martesës.