Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk më pushon dhimbja e kokës!

– Dr. Agroni, jam 25 vjeçe dhe mbaj mend se kam pasur dhimbje koke gjatë viteve të para të adoleshencës. Një herë bile isha aq keq, sa mësuesja u alarmua se më kishte ikur gjaku nga fytyra dhe gati sa nuk më ra të fikët. U vizitova, por nuk gjetën asnjë gjë konkrete, si shkak të dhimbjeve. Një herë një doktor që më erdhi në shtëpi, pasi më vizitoi, i tha babit se dhimbjet e shpeshta të kokës ishin pasojë e stresit. Prindërve të mi u erdhi çudi se si një 15 vjeçare mund të ishte në stres aq të madh. Nejse, për një periudhe kohe nuk më kanë shqetësuar më, por kohët e fundit kam dhimbje koke pa pushim. Ilaçe të tilla si advil, tylenol dhe aspirinë i marr nja katër a gjashtë herë në ditë. Dhimbjen e kam zakonisht të përhapur në pjesën e ballit e lart, ose edhe pas koke. Shpesh, kur ul e ngre kokën përnjëheresh, më merren mendtë dhe dhimbja e kokës është e madhe. Çfarë më këshilloni, ju lutem?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Të dhënat tuaja janë jo të plota, por do t’ju këshilloja një konsultë me mjekët specialistë (neurologë) të rrethit tuaj, ose këtu në Tiranë, për të sqaruar më mirë origjinën dhe për ta parandaluar dhimbjen e kokës që ju keni. Kjo e fundit mund të ketë një varg shkaqesh, që mund të jenë të lidhura me probleme hormonale, apo ndonjë vatër infeksioni, apo pasojë e ndonjë goditjeje në kokë, apo kalimi i ndonjë episodi me temperaturë të lartë etj. Vetëm pasi të gjendet shkaku, mund të luftohet me mjekim dhe masa parandaluese ky i fundit. Prandaj, sa më shpejt të konsultoheni me mjekët specialistë, aq më mirë do të jetë për ju, sepse do të ktheheni në normalitet.
– Së fundmi, do t’ju këshilloja të mos përdorni barna, pa zbuluar shkakun e shqetësimit tuaj, sepse edhe këto preparate kanë efektet e tyre negative, aq sa mund të rëndojnë edhe shqetësimet që ju keni, siç është dhimbja e kokës apo ndonjë sëmundje tjetër (si, për shembull, ato të aparatit tretës, të gjakut etj.)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam vazhdimisht diarre

Next Post

Më bllokohen hundët

Advertisement