Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Me këta burra, mos bëj kurrë dashuri!

Shumë çifte krijohen gjatë punës, në shkollë, ose falë shoqërisë, megjithatë, edhe në këtë drejtim, ka disa rregulla që duhen respektuar. Për të shmangur sa më shumë problemet, duhen evituar disa kategori burrash. Të tillë janë kolegu i zyrës, vëllai i shoqes së ngushtë, ish-i dashuri i motrës, etj. Ja lista e burrave “të paprekshëm”, me të cilët nuk duhet të bësh dashuri!

1. Kolegu i punës
Është fqinji i zyrës, ai që më ndihmon në projektet e ndryshme dhe shoku i preferuar gjatë pauzave-cigare. A priori, nuk është tipi im, por duke ndenjur shumë me të, fillon të më pëlqejë. Provë për këtë është fakti që qesh me pothuajse të gjitha shakatë që ai bën, e ngacmoj shpesh për pasionin e tij për peshkimin dhe nganjëherë, më vjen t’i jap një shuplakë në të pasme. Me një fjalë, nëse një ditë ai do të më ngjisë me shpatulla pas makinës fotokopjuese, mendoj se do të më pëlqejë.
Pse duhet t’i rezistoj? Sepse rregulli i artë, në punë, është të mos e përziesh kurrë jetën profesionale me atë personale. Imagjino sikur t’ia rrëfejë të tëra kolegëve të tjerë, historia jonë do të merrej vesh nga gjithë ndërmarrja dhe rrezikoj të më vënë emrin “hot-fotokopjuesja” apo “vajza e nxehtë e katit të gjashtë”. Pastaj, nga thashethemet, rrezikoj të mos më ngrenë në detyrë, ose të mos më ngrenë rrogën. Akoma më keq, supozojmë se vetë shefi i madh më thërret në zyrë për shkak të kësaj? Turp i madh! Pra, harroj përkëdheljet mbi fotokopjuese, të pasmet e fryra të kolegut dhe përqendrohem tek e-mailet e mia.

2. Vëllai i shoqes së ngushtë
Është ai qurraveci i vogël që më bezdiste kur kaloja pasditen në shtëpinë e shoqes. Ai më shkulte flokët, më vinte stërkëmbëshin, ose fshihte gjërat e mia. Në atë kohë, unë kisha veç një dëshirë: T’i rrija sa më larg! Mirëpo qurraveci është rritur dhe sot, kur shoh muskujt dhe buzëqeshjen e tij joshëse, kam dëshirë t’i rri sa më pranë…
Pse duhet t’i rezistoj? Sepse kjo do të prishë miqësinë time me shoqen e ngushtë dhe gjithë shoqet e tjera. Disa do të mendojnë se unë kam tradhtuar shoqen, të tjera që nuk jam tip që i zihet besë dhe në fund, do të përjashtohem nga grupi ynë i vogël. Për më tepër, nëse përfundon keq lidhja me vëllanë e saj, shoqëria jonë do të bëhej shumë e ndërlikuar dhe, në këtë rast, nuk do të kem se kujt t’i qaj hallet.

Advertisement

3. Ish-i i motrës
Ata kanë qenë të lidhur për nja 15 ditë dhe ajo nuk ishte e dashuruar pas tij, domethënë, është gati sikur të mos ishin lidhur fare, apo jo?
Pse duhet t’i rezistoj? Ai mund të ketë sytë e Bradli Kuperit, qëndrimin seksi të Rajan Goslingut dhe trupin e Hju Xhakmanit, por nuk duhet prekur! Sepse, përveç babait, vëllait dhe xhaxhait, nëse ekziston dikush tjetër me të cilin është imorale të shkosh, ai është ish-i i motrës! Si mund ta ul veten dhe të lë të më prekë ai djalë që ka prekur më parë atë me të cilën jam rritur, kam kaluar gjithë pushimet dhe kam ndarë bashkë gjithë hallet?!

4. Arbisexy69
Ai është djali me të cilin çatoj që prej dy javësh në një sit takimesh. Pseudonimi i tij është i çmendur, por fotoja e profilit është yll fare dhe ai nuk bën asnjë gabim ortografik. Shenjë e mirë, apo jo?
Pse duhet t’i rezistoj? Sepse Arbisexy69, nisur nga emri i tij, duhet të jetë një fanatik i Kama-sutrës, aq më tepër që në mesazhin e fundit në Facebook, më kishte shkruar: “Të pres në shtëpinë time, zemra!”. Megjithëse në foto është i bukur, nuk kam qejf ta kaloj natën me një të çmendur fetishist të pozicionit 69. Kur të shkoj tek ai, mbase më sekuestron dhe fton në shtëpi gjithë grupin e tij të shokëve… Të çmendur ka kudo, sidomos nëpër sitet e takimeve, prandaj duhet të jem e kujdesshme. Pra, shkëputem nga siti dhe harroj Arbisexy69!

5. Fqinji i shkallës
Ai është brun, me sy blu, me një pamje si të Tobi Meguajërit dhe është fqinji im. Falë kësaj afërsie, mund të gjej shumë të dhëna mbi jetën e tij për t’i ardhur rrotull. Mund të përdor edhe ndonjë truk dhe të bëj sikur u pengova nëpër shkallë, për t’i rënë më pas në krahë, kur ai të jetë duke u kthyer nga palestra… Ose t’i rrëmbej macen, për ta ftuar më pas në shtëpinë time…
Pse duhet t’i rezistoj ? Sepse e shoh shumë herë në javë në hyrje të pallatit apo nëpër shkallë dhe, nëse do të bëjmë dashuri bashkë, nuk dua të ndjehem më pas në siklet kur ta takoj duke derdhur plehrat, apo në supermarket. As që bëhet fjalë, të ndjehem e stresuar në lagjen time, sepse kam mbuluar me të puthura fqinjin! Pastaj, nëse e shoh të fusë vazja të tjera në shtëpi, me siguri do të nervozohem, ndaj është më mirë ta mbaj thjesht “koleg shkalle”. Kjo nuk më pengon të vazhdoj ta shoh kur kthehet nga palestra…

6. Kushëriri i dhjetë
E kam takuar në dasmën e kushërirës sime, Emës dhe e kemi kaluar mbrëmjen duke bërë shaka, kërcyer dhe pirë derisa erdhi tezja ime e madhe dhe më tha se ai djalë është kushëriri i njërit prej kushërinjve të tim eti. Uh… kjo do të thotë se jemi gati të një familjeje? Po sikur të doja të shkoja më larg, çfarë ndodh? Kaq kushërinj të largët sa jemi, gjaku do të jetë bërë ujë! Po e provoj…
Pse duhet t’i rezistoj? Sepse, nëse do të shkoja me të, do të më nxirrnin në gazetë te “Historitë nga jeta”! Jo shumë joshëse kjo ide… Pastaj, nëse e merr vesh familja ime, do të mendojë se jam një rast shoqëror i tipit të inçestit dhe me siguri do të duan të më internojnë. Kështu, jeta ime shkon në dreq…

7. Shoku i ngushtë i tim eti
Kur isha e vogël, kam kaluar plot mbrëmje, fundjava dhe pushime me të, gruan e tij dhe tre fëmijët. Ai më ka mësuar të luaj ping-pong, të njoh kërpudhat e ngrënshme dhe llojet e ndryshme të drurëve. Më parë e shihja si një xhaxha që më mësonte gjithmonë gjëra të reja, por tani e shoh me një sy pak si tjetër…
Pse duhet t’i rezistoj? Sepse ai vazhdon të jetë shoku i ngushtë i babait, fëmijët e tij janë miqtë e mi dhe gruaja e tij, gjithashtu. Atëhere, nuk kam dëshirë t’i prish familjen. Nëse im atë merr vesh se kam fjetur me shokun e tij, ka mundësi të më mohojë për vajzë në jetë të jetëve!

8. Profesori i fakultetit
Ai është në të 40-tat, me një qëndrim si ai i poetëve të mallkuar dhe njohuri që ia kalojnë edhe enciklopedisë.
Pse duhet t’i rezistoj? Sepse është thjesht një fantazi prej adoleshenteje. Në realitet, profesori nuk është aspak seksi dhe, nëse fle me të, historia jonë mund të merret vesh nga gjithë fakulteti e të përfundojë në emisionin e lajmeve të orës 20.00! E thënë në këtë mënyrë, duket shumë më pak eksituese, apo jo? Më mirë të josh X-in, shokun e klasës. Me të, të paktën, nuk rrezikoj të shkaktoj ndonjë skandal.

Lista e djemve me të cilët mund të shkoj pa pasur frikë:
– Plazhisti biond dhe me tatuazhe i pushimeve në Jug.
– Këngëtari i grupit rrok që luan në një pab afër shtëpisë sime.
– DJ seksi i diskotekës ku shkoj çdo mbrëmje.
– Profesori i salsës dhe tangos.
– Kapiteni i skuadrës së futbollit të qytetit tim.
– Profesori i palestrës, etj, etj.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E DINI SI BEJNE SEKS EVROPIANET?

Next Post

Dëshiron të zmadhosh gjoksin? Ja, cfarë duhet të dish!

Advertisement