Karakteristikë e kësaj salce të kuzhinës italiane, përveç shijes së veçantë, është se ajo mund të ruhet për një kohë pak a shumë të gjatë. Për të përgatitur një sasi të nevojshme për një familje prej pesë vetësh, duhen këta përbërës:
Borzilok, një tufë
Arra ose kikirikë, dy duar
Djathë parmixhano të grirë, 50 gramë
Vaj ulliri, rreth 100 gramë
Uthull, 2 lugë gjelle
Kripë, 1 lugë çaji
Hudhra, 1-2 thelpinj
Piper i zi, sipas dëshirës
Majdanoz, 1 tufë e vogël
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë borzilokun. Heqim gjethet nga kërcelli. Ato duhet të jenë fare të thata. Thërrmojmë arrat dhe djathin. Futim borzilokun e majdanozin në blender dhe shtojmë komponentët e tjerë. E përziejmë derisa të bëhet një salcë pak a shumë e ngurtë. Pas kësaj, hedhim uthullën. Në rast se salcën e përgatisim për ta ruajtur, atëhere sasinë e kripës dhe të uthullës e shtojmë paksa. Kavanozat ku do ta hedhim salcën i pastrojmë dhe i pasterizojmë. Po ta mbyllim mirë kavanozin e sterilizuar, atëhere salca mund të ruhet për disa ditë me radhe, madje në frigorifer, edhe për një muaj rresht…