Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Genta, tani jam i divorcuar. Po të pres!

Unë që po e shkruaj këtë histori, jam një burrë i divorcuar nga një vend malor i Shqipërisë. Vetë jetoj në fshat dhe, atëhere, sapo isha pushuar nga puna. Kisha 3 vjet e gjysëm që punoja në një nga televizionet më të mëdha që ka Shqipëria dhe, për fatin tim të mirë, në një nga emisionet live më të ndjekur. Kjo, për shkak edhe të orarit (emision mëngjesi), por edhe të punës këmbëngulëse e të pastër që bëri brezi i parë i të punësuarve aty.
Gjithsesi, kësaj i erdhi fundi. Këtë tren, që e kisha nisur dikur bashkë me shokët, siç e kishin zbritur të tjerë para meje, e zbrita edhe unë. Një përplasje e stimuluar nga drejtuesi i emisionit, më nxori jashtë. Ata u bënë pishman shumë shpejt për këtë që bënë me mua, por unë nuk doja të rikthehesha. Puna live për rreth 40 muaj në ekran më kishte dhënë të drejtën të kërkoja punë në ndonjë televizion tjetër. Nuk doja të kërkoja me punë në platformën televizive të atij ekrani ku punova për rreth 1200 ditë, ndaj kërkova në vend tjetër. Televizioni kombëtar, ku kërkova, më ftoi për një intervistë. Atëhere e njoha Gentën, vajzën bukuroshe nga qyteti ku punova. Ishte ortodokse e pastër, nga familje e vjetër qytetare.
Ishte data 28 janar 2011. Shkova në qytet për t’u nisur për Tiranë. Si edhe punonjëset e bashkisë që kishin mbushur pesë autobusë para meje, edhe unë mendoja të shkoja në kryeqytet pa paguar. Do të shfrytëzoja protestat e 21 janarit për këtë. Pastaj, po të mbetej kohë, do vija të thërrisja edhe unë ca minuta: “Poshtë Saliu”. Mirëpo, 5 autobusët u nisën dhe ne ishim nja 10 veta pa shkuar. Shkova në Bashkinë Socialiste të interesohesha, por më thanë të prisja. Nga pas më ndiqte një vajzë kaçurrele, rreth 32 vjeçe. Siç mora vesh, e kishte humbur rastësisht vendin në autobusin e pestë, pasi ishte treguar zemërgjerë duke ia lënë vendin dikujt tjetër. Edhe ajo donte të protestonte. Zbritëm poshtë të prisnim ndonjë makinë, por na thanë se furgonët e tjerë për Tiranë niseshin vonë. Unë pashë Gentën. Nga dëbora dhe i ftohti, ishte mavijosur e gjitha.
– A shkojmë të pimë një kafe? – e pyeta.
– Sa do të thosha! – më tha ajo.
Shkuam në lokalin që unë kisha 3 vjet që e frekuentoja bashkë me shokët e mi gazetarë. Tek e njëjta tavolinë u ula. Genta u fut në banjë, kurse unë porosita raki. Genta po vonohej. Atëhere porosita teken e dytë.
– Pike shumë ti! – më tërhoqi vërejtje ajo kur erdhi e pastaj shtoi: – Hëhë, mirë thoshte… (përmendi emrin e ish-shefit tim) që të pëlqen pija!
– Jo moj – i thashë – por është ftohtë shumë. Ti, ç’do pish?
– Një kola dhe kafe. – më tha.
Pastaj më tregoi për jetën e saj. Ishte 32 vjeçe, beqare. Kishte dashur një prokuror nga Korça. Kishte arritur deri aty sa të ngelej shtatzënë dhe të abortonte, kur zbuloi se ai ishte i martuar. Alkooli po bënte punën e vet tek unë, pasi pashë se kisha pirë 3 dopio. Nuk i thashë se isha i martuar, por i thashë se isha jurist edhe unë dhe se kisha punuar në televizion. Duke e parë se isha rënduar, Genta këmbënguli të hanim një paçe.
– Do më dëgjosh mua! – më urdhëroi.
– Dakord, por më pas do të më dëgjosh ti mua! – i thashë.
Ramë dakord. Hëngrëm paçet. Unë, në fakt, i hëngra, se Genta nuk donte dhe vendosëm të dilnim. Shkova në banjë. Kur dola, pashë Gentën që po bisedonte me kamarierin. I kishte paguar të gjitha; plot 20 mijë lek. E thira kamarierin dhe i thashë t’i kthente paratë, por ai nuk pranoi.
– Nuk marr dy herë para! – më tha.
Shkuam jashtë. Iu afruam një hoteli që unë e dija se jepte dhoma për dy orë. Me marifet, e shtyva Gentën te hyrja për lart. Ajo nuk kundërshtoi. Pagova lekët dhe hymë në dhomë. Sapo hymë, ia hodha dorën në qafë dhe po e puthja.
– Thamë që do bisedojmë dhe jo të m’i ngresh këmbët përpjetë! – kundërshtoi ajo.
– Kështu, bisedojmë më mirë. E dëshirojmë të dy… – iu përgjigja unë. – Megjithatë, po nuk deshe ik, por mua nuk ke për të më parë më.
Kaluan disa minuta heshtje. Prisja të largohej, por ajo shkoi te dera dhe e mbylli me çelës.
– Kujdes se mos më lë shtatzënë… – më tha.
Më vonë, u ndjeva keq. Më ra të fikët. Kur erdha në vete, pashë se Genta më kishte mbuluar me çarçaf.
– Kisha frikë se mos ftoheshe… – m’u justifikua.
Më vonë u ndamë me Gentën…
Genta, tani jam i divorcuar. Po të pres!

Beni

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Idajet Beqiri: Lamtumirë mik i shtrenjte, shëmbulli i gjyqësorit shqiptar!

Next Post

Prezervativë me shije proshute

Advertisement