“Atë, kam mëkatuar, duke shfletuar kalendarin e priftërinjve më bombë të Vatikanit!”. Ideja e prapë na vjen nga fotografi venecian Piero Paci, i cili ka 10 vjet që bën çdo vit një kalendar me foto autentike të njerëzve të kishës, të takuar në rrugët e Romës, ose në Sevilje. Qëllimi i fotografit nuk është të bëjë një kalendar “seksi” (kalendari quhet thjesht “kalendar roman”), por një kalendar që të tregojë “fytyrat e vërteta të kishës katolike” dhe për të larguar pak klishetë duke treguar brezin e ri, me modele të rinj që pozojnë shpesh me dëshirë, por duke mbetur anonimë. Këtë kalendar, që është hedhur në shitje gjatë Ditëve Botërore të Rinisë Katolike, e gjejmë në gjithë kioskat e Romës, ose në internet (kushton 10 euro).
Advertisement