Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Këto, janë probleme të tiroides?

– Dr. Dashamiri, u bë ca kohë që vuaj nga pagjumësia, mungesa e oreksit, dobësia fizike dhe mendore, marrje fryme, gjendje ankthi e paniku dhe për këtë arsye, thashë t’ju pyesja juve nëse këto janë shenja që tregojnë se kam sërish probleme me tiroidet, edhe pse i kam operuar para shumë kohësh. Me thënë të drejtën, kam kaluar edhe një periudhë stresuese nga një problem personal, por gjithsesi, doja një përgjigje nga ju.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Përshëndetje! Ju kuptoj fare drejt për çka më shkruani e sidomos për situatën tuaj stresuese të kohëve të fundit. Meqë përmendëm stresin, një pjesë e madhe e shqetësimeve që ju më referoni, kanë lidhje me këtë situatë. Pra, me pak fjalë, ju keni një drobitje dhe lodhje të sistemit nervor, gjë që ka lidhje edhe me situatën që keni kaluar. Ndërsa në lidhje me punën e operacionit, nuk arrita ta kuptoja mirë! Kur jeni operuar në tiroide dhe përse?! Sa për qind e saj është hequr dhe a keni kryer ndonjë eko apo analizë të tiroides për të parë sa ka ngelur nga ky operacion dhe sa funksionon kjo pjesë e tiroides, a i plotëson kjo nevojat për jod të organizmit apo trupi juaj po vuan edhe këto pasoja? Ju duhet medoemos një konsultë specialisti, për të marrë vesh në ç’lloj situate jemi dhe për të përcaktuar skemën e mjekimit sepse me kaq pak informacion që shkruani, nuk mund ta përcaktoj nga ju vjen saktësisht. Është e nevojshme vizita me doktorin specialist. Ju faleminderit dhe të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mos vallë ndikon ambienti i punës?

Next Post

TA NISIM DITEN DUKE QESHUR

Advertisement