Disa kanë frikë nga ebola, të tjera nga herpesi dhe të tjera, nga SST-të që ngjiten me anë të lëkurës së pubisit, të cilën nuk e mbulon dot prezervativi klasik. Për të evituar këtë rrezik, firma Addison Sears-Collins ka krijuar për burrat që kanë frikë, produktin Scroguard, një lloj panoline prej latesi, gati i padukshëm, të cilin mund ta vësh disa sekonda para seksit, ose edhe disa orë para një marrëdhënieje të mundshme seksuale. Scroguard, pra, është një si lëkurë e dytë, që të mbron nga kontakti i rrezikshëm lëkurë me lëkurë në zonat intime, por… a të mbron ai edhe nga të qenit qesharak? Nuk jemi të sigurtë…
Shpikësi i tij shton se kjo veshje re, e cila mbulon pjesët gjenitale që nuk i mbulon prezervativi, është ideale për marrëdhëniet me shkëmbim të çifteve, ose për burrat me seksualitet të shfrenuar, që duan të jenë të qetë. Sido që të jetë, para se të zbuloni një burrë me një Scroguard në shtrat, dijeni se ky produkt kushton 19. 99$ dhe dërgimi i tij në shtëpinë tuaj, bëhet në mënyrë diskrete.
Advertisement