Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A është ky sifilizi?
Paraardhësit tanë ushqeheshin nga… macet!
Ju pyesni, mjeku pergjigjet...

Paraardhësit tanë ushqeheshin nga… macet!

Po shtohet numri i shkencëtarëve që merren me studimin e së shkuarës së largët të njerëzimit e që mendojnë se paraardhësit tanë nuk kanë qenë gjahtarë aq të zotë sa ç’paraqiten në librat e historisë nëpër shkolla, se ata shpeshherë nuk gjuanin fare vetë, por rronin me “lëmoshat” (mbeturinat) e gjahut të maceve dhe dhëmbëmprehtëve të tjerë, që ishin ku e ku më të zotë sesa njerëzit. Madje, meqë ra fjala, pikërisht ata, dhëmbëmprehtët, i kanë mësuar njerëzit e lashtë që të përgatisin edhe veglat e punës…

Sipas këtij opinoni të ri, 2-2,6 milionë vjet përpara, paraardhësit tanë nuk kishin territore të caktuara për të banuar, por endeshin në grupe të mëdha, prej 10-20 vetësh, për të gjetur ushqimin e përditshëm. Por, ç’ushqim mund të gjente njeriu primitiv në savanat afrikane? Atje, sigurisht, janë rritur shumë bimë dhe barëra, por si zor paraardhësit tanë të jetonin me gjethe dhe me bar… Edhe kafshët e vogla, kryesisht zvarranikët, si zor të ngopnin stomakët e trupave të tyre të mëdhenj. Tani, shumë shkencëtarë mendojnë se njerëzit primitivë kërkonin nëpër savanë kërma dhe coftina “të gjahtarëve” të tjerë dhëmbëmprehtë… Dhe, meqë ra fjala, ushqime të preferuara për ta ishin trupat e mëdhenj të barngrënësve, si fjala vjen, të elefantëve apo rinocerontëve, që jetonin 2 milionë e 600 mijë vjet më parë në ato vise. Kufomat e tyre kishin një epërsi: Lëkura e tyre e trashë nuk i linte grabitqarët e tjerë t’i afroheshin mishit, ndërsa njeriu kishe mësuar t’i rripte dhe t’u hiqte lëkurën. Kështu, kur dilnin për gjah, njerëzit primitivë kërkonin më shumë kafshë të ngordhura sesa të gjalla sepse ato nuk i zinin apo vrisnin dot. Dhe, kafshët e mëdha barngrënëse ngordhnin për hiçmosgjë. Elefantët, për shembull, nuk lëviznin dot më, edhe po të dëmtonin paksa këmbën. Duke u sëmurur kësisoj, ata ngordhnin nga uria dhe ishin ushqim i gatshëm për njerëzit. Ndërkaq, njerëzit primitivë shkonin pas maceve, të cilat ua përgatisnin copat e kërmës, duke i shqyer me dhëmbët e tyre të mprehtë si shpatë. Mirëpo, asgjë nuk është e përjetshme: 1 milionë e 500 mijë vjet të shkuara, njerëzit, të mbetur ngushtë për ushqim, filluan të kërkojnë mjete pune për të gjuajtur vetë, në fillim, nën shembullin e dhëmbëve të mprehtë të maceve e pastaj i përmirësuan ato vegla vazhdimisht. Kështu, filloi e ashtuquajtura “kulturë ashele”, elementi dallues i së cilës kanë qenë armët e mprehta për të vrarë gjahun. E çuditshme, por fakt: Fillimisht, macet, pa e ditur as vetë, u siguronin njerëzve ushqim, ndërsa tani jemi ne, njerëzit, që ushqejmë macet…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është ky sifilizi?

Next Post

Ju pyesni, mjeku pergjigjet...

Advertisement