Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Përveç syve, plot dritë, ti ke edhe emrin të tillë: Aurora. Ti, vajza e edukuar, atje ku unë bleva kartat e telefonit. Medet, që më duhet të vij vetëm një herë në muaj e jo më shpesh. Gjithsesi, të uroj fort: Jetë të lumtur, Aurora.
– Jam një “tifoz i vjetër i Edlira Birkos, aty te TVSH-ja. Emisionet e saj për implementimin e fizkulturës në shkolla janë gjithaq cilësore, sa edhe të tjerët. Pasion, profesionalizëm, ja distikti yt, Eldira. Të uroj fort.
– Kur të pashë ty, i dashur Safet Gjici dhe ty, i dashur Mehmet Hasalani, bashkë në një tavolinë pune për kushtet e punës në minierat e Kukësit, thashë me vete, se me çfarë miqsh; më ka bekuar Zoti! Ju njoh të dyve për fisnikërinë. Ju uroj të mbeteni të tillë deri në fund.
– Më vjen kaq mirë, e dashur Enkeleda Kurcani, që takohemi përmes shkrimeve, në gazetën “Intervista”, dikur te “By Passi”, tani këtu. Të uroj nga zemra gjithë të mirat e sidomos të sjellësh në jetë një krijesë të vogël dhe të bukur.
– Kam dashur prej kohësh të them dy fjalë, për ty, e nderuara Daniela Kostandini aty te TV Klan. Më pëlqen biofilia jote, dashuria për jetën, për sa më shumë fëmijë, për familjen. Lajmet i “than”, po sa do dëshiroja të kishe edhe një emision. Ti e bën! Gjithsesi, urime nga zemra.
– Drita, nëna jote më thotë se duhet të shkruaj edhe për ty Keti. Më vjen për të qeshur: Ti e di sa shumë të dua. Po, është e vështirë të shkruash për ata që i do fort. Është e çuditshme, po, kështu është! Gjithsesi, të uroj gjithë të mirat e kësaj jete. Puthe fort Melin dhe Ajlin!
– Isha në Burrel, para ca kohësh, e dashur Mira, burrelsja që punon aty tek “Intervista”. Isha pranë lumit Mat, aty në fshatin Shoshaj dhe m’u kujtove ti, ndërsa shihja rrjedhen e ujit. “Dhe unë për ty seç ndjeva mall”, thotë i madhi Kadare. Vetëm se, shi nuk po binte dhe xhama afër nuk kisha, por kisha rrjedhën e bukur të ujit. Të uroj që edhe “rrjedha” jote e jetës të derdhet në “detin” e lumturisë, e dashur mikja ime aq e bukur! Lum ai që do të të marrë!
– E kam thënë. Nuk është vetëm Behari me zemrën behar, po je edhe ti Bardhi Malaj edhe Tosi, madje. Ç’fat, t’ju kesh miq! Të uroj fort: Jetë të gjatë, i dashur mik!
– Me njerëzit e tu të afërm, pi përditë pothuajse kafe, aty te “Palma” jonë e dashur, i nderuari ministër Bledi Cuçi! Me Tosin, Ladin, vëllanë e tyre të madh. Me ty nuk kam patur rastin të të takoj, doja vetëm të të thoja: Më kënaq me argumentet që përdor për reformen territoriale. Je një nga zgjedhjet më të mira të Edit. Të uroj fort!
– Vallahi, i dashur Erion Braçe, edhe pse dua më shumë Dashin (babanë tënd) je djalë trim! Njerëz që s’ua bën syri terr para së keqes. Ah, sa i duhen Shqipërisë njerëz si ti! Të përqafoj fort, miku im.
– Familja Mema shquhet si për sportin, si për edukatën. Shoh Aliun, futbollistin e madh, që edhe pse e motra nuk i rron më, vjen çdo të diel te Xhaviti, nipi i tij dhe miku im. Njerëz për t’u pirë në kupë, thotë populli, në kësi rastesh. Urime të gjithëve, veçanërisht djalit të Xhavitit, që studion në Turqi!
Advertisement