Ja, një gjë që nuk e dinit: Gruaja e së ardhmes do të ketë gjithmonë dëshirë të bëjë dashuri dhe nuk do të ngopet kurrë! Kështu, shkencëtarët e laboratorit farmaceutik anglez ORLIBID janë duke punuar për të lançuar, pas ilaçit Lybrido (të nxjerrë nga laboratori Emotional Brain), viagrën e tyre femërore, i cili mund të dalë në treg nga fundi i vitit 2015. Ky ilaç, i cili për momentin u është nënshtruar testeve klinike, përbëhet nga melatonina e sintetizuar, që do të veprojë mbi trurin për të shtuar epshin, duke prerë njëkohësisht edhe oreksin. Pirja e tij duhet bërë afro 15 minuta para marëdhënieve seksuale, me një efikasitet që zgjat afro 2 orë. Majk Uilli, njëri nga krijuesit e viagrës, ka shpjeguar konceptin e produktit: “Ky ilaç do t’u shërbejë të gjitha grave, që nga ato që kanë çrregullime seksuale që u dëmtojnë lidhjen e deri tek ato që duan thjesht ta bëjnë më pikante jetën e tyre seksuale”.
Advertisement