Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edukimi seksual në Vatikan

Pas një deklarate në favor të homoseksualëve (por jo të martesës së tyre), Vatikani bën një hap drejt modernizimit, duke asistuar kësaj radhe në një konferencë mbi… dobitë e seksit. Në fakt, megjithëse njerëzit e kishës janë të privuar prej saj, duket se Papa Françesku e ka parë të nevojshme t’u kujtojë disa rregulla bazë në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me këtë, një çift australian, i martuar prej 55 vjetësh, Mavis dhe Ron Pirola, janë ftuar para Papës dhe 200 kardinalëve dhe peshkopëve (në kuadrin e konferencës mbi familjen në Romë), për të treguar mbi dobitë e seksit. Komunikata e fundit në lidhje me këtë temë në Vatikan daton në vitin 1968 dhe shpallte kundërshtimin e Kishës ndaj kontracepsionit artificial… «Kjo nuk është një temë për të cilën e kemi zakon të flasim shpesh, ka deklaruar kardinali britanik, Vinsent Nikols, por është e pamohueshme se është thelbësore për mirëqenien e çiftit». Nga ana tjetër, zëdhënësi i Vatikanit, reverendi Tom Rosika, ka deklaruar se shumë peshkopë kishin këmbëngulur që kisha të gjente një «gjuhë të re», sepse shprehjet «të jetosh në mëkat», «shthurje», apo «mentalitet kontraceptiv» nuk janë fjalët që i nxisin njerëzit të afrohen me Krishtin dhe kishën. Amin!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duhanpirja dhe kunilingusi, përgjegjës të kancerit të gojës?

Next Post

Zbuloni personalitetin, sipas ditës së javës

Advertisement