Aktorja e humorit Rita Lati, pas kaq vitesh në skenë ka vendosur të bëjë një tjetër hap në jetën e saj. Edhe pse nuk bëhet fjalë për skenën, përsëri ka lidhje me artin, me atë të gatimit. Ajo bashkë me motrën e saj kanë hapur restorantin e tyre me emrin “Goia” i cili ndodhet në Vaqarr ku pret një ambient komod, me shumë ngjyra, me verë franceze dhe bisedë të ëmbël nga Rita. Nuk e dimë nëse dy motrat marrin pjesë në gatimet që serviren por, edhe nëse jo, me siguri aktorja di si ta bëjë ambientin e frekuentueshëm. Kështu vijon parada e personazheve të njohur, të cilët pas disa vitesh në skenë, vendosin të hapin biznesin e tyre dhe në rastin e Ritës, zgjedhja ka qenë një restorant.
Advertisement