Firma e njohur e prezervativëve Durex ka publikuar një video në internet e cila është parë nga shumë shikues tashmë, pasi paraqet diçka origjinale: Të brendshme që vibrojnë dhe… që mund të komandohen në distancë! Bëhet fjalë thjesht për një veprim marketingu, apo për një shpikje të teknologjisë së fundit? Për momentin, ende nuk dihet, po ideja duket se ka joshur shumë vetë. Në fakt, thuhet se Durex ka krijuar prototipe të të brendshmeve vibruese, që partnerët mund t’i komandojnë në distancë me anë të një aplikimi të smartphone. Siç tregohet në video, ideja është shkëmbimi i përkëdheljeve virtuale, kur kushtet nuk ia lejojnë çiftit të jenë bashkë. Nga ajo që shihet në video, ku dy protagonistët lëshojnë rënkime, duket se eksperienca është e këndshme për ta. Kjo shpikje ka për qëllim stimulimin e zonave erogjene: Gjoksin, të pasmet dhe organet gjenitale. Për momentin, diçka e tillë nuk është hedhur ende në treg, pasi testimet do të fillojnë nga data 20 maj. Le të shpresojmë se kjo shpikje e re nuk është shumë zhurmë për asgjë…
Advertisement