Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ylli Limani: Pse u këndoj femrave?
Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës per vrasjet e sotme
Çfarë dokumentesh më duhen për pension?

Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës per vrasjet e sotme

Sot, rreth orës 04:21 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë ka telefonuar ish punonjësi i policisë A.B. dhe në orën 04:22 ka telefonuar në Sallën Operative një tjetër qytetar, të cilit njoftuan se përballë Fakultetit Ekonomik në ambjentet e lokal Gjeta, ka ndodhur një vrasje.

Salla e Komandimit, menjëherë dërgoi patrullat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë si dhe Skuadrën Shqiponja.

Zv.Drejtori i Rendit, Kryekomisar Ardi Veliu, ka ndërhyrë në komunikimin me radio, për orientimin e shërbimeve dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Advertisement

Në orën 04:29 autopatrulla Shqiponja Nr. 1, raporton se, autori i parë i dyshuar shtetasi Erald Sina është kapur në afërsi të vendi të ngjarjes ndërsa autori i dytë po lëviz në drejtim të godinës së Fakultetit Ekonomik. Menjëherë u dha detyrë për rrethimin e godinës me synim kapjen e autorit. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është kërkuar edhe ndihma e parë pasi ka disa të qëlluar me armë zjarri.

Në orën 04:31 autopatrulla Shqiponja Nr.3 në bashkëpunim me patrullën e Komisariatit Nr. 1 raportojnë se u kap edhe autori i dytë i dyshuar, shtetasi Albano Bllacaj, në afërsi të Fakultetit Ekonomik.

Ndërkohë që autori i tretë i dyshuar, Konstadin Xhuvani është kapur rreth 70 metra larg vendit të ngjarjes, teksa po tentonte të largohej me pistoletë në dorë. Në momentin e arrestimit ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë.

Pas kapjes dhe ndalimit të autorëve është bërë shoqërimi i tyre në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Gjithashtu u morën masat për shoqërimin e të gjithë personave prezent në vendin e ngjarjes, 9 persona.

Paralelisht nga ambulanca e ardhur ne vendin e ngjarjes ju dha ndihma e parë shtetasit të plagosur Giaampaolo Azzola.

Në vendin e ngjarjes, në bar “Ante Grand” pas hyrjes së forcave të policisë janë konstatuar pranë portës hyrëse të lokalit, trupat e shtetasve :

Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

Përballë këtij lokali në automjetin tip “Mercedez” me targa “TR 0250N” është gjetur i vdekur shtetasi Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Pak kohë më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë gjeti vdekjen edhe shtetasi Giaampaolo Azzola,53 vjeç, me shtetësi dhe kombësi Italiane.

Në vendin e krimit, në brendësi të lokalit u gjet një pistoletë model 54. Ndërsa një tjetër pistoletë 54 u gjet në vendin ku u prangos autori i dytë i dyshuar.

Lokali ku ndodhi ngjarja nuk ka qënë i siguruar me shërbimin e ruajtjes e fizike, ndërkohë shtetasi A.B, është i punësuar si roje private pranë këtij lokali nate.

Ky lokal është i pajisur me leje 24 orësh nga Agjensia Rajonale e Mjedisit Tiranë dhe i regjistruar pranë QKR, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në Sallën e Komandimit nuk rezulton të ketë patur telefonata të mëparshme nga ana e qytetarëve për prishje të rendit nga ky lokal.

Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga Zv Prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ekspertë kriminalistë, oficerët për Krimet e Rënda, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 6 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes “Mercedes Benz”.

Nga veprimet e shpejta të policisë është bërëkapja brenda një kohe shumë të shkurtër e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,të cilët janë shtetasit :

Konstandin Xhuvani, 25 vjeç

Erald Sida 24 vjeç

Albano Ballcaj, 19 vjeç

Nga policia janë shoqëruar edhe shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ylli Limani: Pse u këndoj femrave?

Next Post

Çfarë dokumentesh më duhen për pension?

Advertisement