Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mikaela: S’jam penduar fare…

Një nga arsyet pse shikohet Agon Channel apo konkretisht, emisioni “Agonland” është edhe prezantuesja e tij bukuroshe, Mikaela Brokeri. Besoj e mbani mend Mikaelën kur fitoi Supermodel of Albania! Tani, pas kaq kohësh, e shohim atë në rolin e prezantueses. Epo, një vajzë si ajo, nuk kishte si t’i shpëtonte syrit kërkues të televizioneve. Ne bëmë një bisedë tepër interesante me Mikaelën në të cilën përveçse do të mund ta njihni më shumë, do të mësoni edhe shumë detaje për emisionin që ajo prezanton…

– Përshëndetje Mikaela! Ç’po bëje në këto momente?
– Përshëndetje! (Buzëqesh) Isha duke studiuar piano…
– Para ca kohësh kemi realizuar intervistë për eksperiencën tënde në Supermodel of Albania, ku ishe edhe fituese, ndërsa tani takohemi për të folur për eksperiencën tënde më të re që është “Agonland”. Si erdhi kjo te ti?
– “Agonland” erdhi krejt papritur! Pas audicioneve, m’u dha mundësia të isha pjesë e stafit të Agon Channel dhe më pas, gjërat rrodhën vetë. Ky ishte një projekt shumë i bukur i cili m’u ofrua pas audicioneve.
– Të joshi më tepër pagesa apo fakti që është një televizion i ri?
– Më pëlqeu më tepër idea e një televizioni të ri me formate dhe personazhe të reja. Pagesa, sigurisht, është një stimul më vete. (Buzëqesh)
– Gjatë kësaj kohe, ke qenë ti në kërkim të televizionit apo ai në kërkimin tënd?
– Faktikisht, televizioni më ka tërhequr gjithmonë, por nuk kisha ndonjë plan konkret.
– Vendimet më të rëndësishme i merr në momentin e fundit, apo mendohesh gjatë për të vendosur?
– Varet nga lloji i vendimeve. Zakonisht, i mendoj, por nndonjëherë vendimet e marra në momentin e fundit, janë ato më të bukurat.
– Dihet se për të “mbijetuar” në botën e televizionit, por jo vetëm, nuk është apsak e lehtë, për shkak të inateve dhe bërrylave. Ti, si ia del kur përballesh me to?
– Mendoj se në çdo fushë ka bërryla, edhe pse në televizion është pak më e theksuar, por në fund të fundit, edhe ato janë një stimul për të luftuar më shumë që të arrish aty ku do.
– Një shprehje thotë: “Miqtë mbaji afër, por armiqtë edhe më afër”…
– Përveçse e praktikoj, unë e adhuroj këtë shprehje. (Qesh)
– Je e aftë të përballosh çdo lloj sfide që mund të të dalë përpara?
– Deri tani ia kam dalë mbanë! Më vonë të shohim, s’i dihet. (Qesh)
– Çfarë të motivon për të ecur para?
– Dëshira për të provuar gjëra të reja, për të eksperimentuar mbi aftësitë e mia.
– Një vajze të bukur si ti nuk i kanë munguar ofertat, por cila është oferta që pret ende të të bëhet?
– S’më pëlqen të flas pa i bërë gjërat konkrete. Shmang tersin. (Qesh)
– “Agonland” ka në përmbajtjen e tij kryesisht aktivitetin e jetës së natës. Çfarë kërkon të përcjellë te teleshikuesi ky emision?
– “Agonland” është një format që sjell të rejat më të fundit që ndodhin brenda dhe jashtë vendit. Është një emision rinor i cili jep një mori informacionesh për artin, muzikën, jetën e natës, shoubiz etj. Ka gjithmonë gjëra të reja dhe interesante për t’i ndjekur.
– Po ti vetë, sa e frekuenton jetën e natës?
– Mjaftueshëm.
– Si është Mikaela nën efektin e disa gotave alkool?
– E mban mend sa e qeshur dhe e ëmbël kam qenë kur kemi bërë intervistën e parë bashkë? Epo, pas disa gotave, bëhem akoma më shumë. (Qesh)
– Ç’lloj vendesh frekuenton ti më tepër gjatë fundjavave?
– Varet nga grupi me të cilin dal dhe nga eventet që mund të ketë.
– Çfarë ka ndryshuar në ditët e tua, pas angazhimit në televizion?
– Epo, fakti që duhet të shkoj në punë, e ndryshon goxha ditën time.
– Kur zgjohesh në mëngjes, më parë pi kafen, lexon horoskopin apo asgjë, thjesht nxiton për në punë?
– Thjesht, nxitoj sepse zgjohem gjithmonë më vonë seç duhet.
– Për çfarë po e shfrytëzon më tepër këtë kohë?
– Duke u përgatitur për të arritur aty ku dua.
– Nëse ndodh të mos ndihesh në formë për emisionin, çfarë bën?
– Personat me të cilët punoj, më kthejnë gjithmonë në formë sepse përveçse kolegë, janë edhe miq shumë të mirë.
– Po tani që moda ka kaluar në plan të dytë, gjatë kësaj kohe, të ka shkuar ndërmend t’i rikthehesh?
– Për momentin, jo, por nuk e mohoj që ndonjëherë më merr malli dhe për botën e modelingut.
– Çfarë natyre je, e qetë, ekspresive, e shpenguar?
– Jam pak nga të gjitha, varet nga situata dhe në ç’humor mund të jem për momentin.
– Fama sjell edhe miqësi të shtirura. Si arrin t’i kuptosh ato?
– Kam atë rrethin tim të ngushtë që i njoh që e vogël. Pjesa tjetër mendoj se janë kalimtarë në jetën time, edhe pse këtë e vendos pasi i kam vënë disa herë në provë. Më pëlqen t’i vë në provë njerëzit.
– Ka ndodhur të jesh penduar që i ke besuar një personi i cili më pas të ka zhgënjyer?
– Deri tani jo dhe shpresoj të mos më ndodhë as më vonë. Jam shumë e kënaqur nga njerëzit që kam përreth.
– Nëse do kishe një aftësi të mbinatyrshme, cila do të doje të ishte ajo?
– Oh, nuk di ç’të përzgjedh, ka shumë aftësi që do më pëlqente t’i kisha!
– Gjithçka ke arritur deri tani, është meritë e…
– …e imja sepse çdo gjë deri tani e kam arritur vetë dhe për këtë i detyrohem një falenderim shumë të madh familjes sime që më ka rritur në këtë mënyrë dhe më ka mësuar t’i përballoj vetë sfidat e jetës.
– Çfarë të bën të zgjohesh në mëngjes?
– Ideja që çdo ditë duhet shijuar me çdo gjë që të ofron jeta.
– Tipari kryesor i karakterit tënd…
– Dashamirësia.
– Defekti yt kryesor…
– Jam pak nevrike.
– Ndaj cilave gabime je më tolerante?
– Ndaj gabimeve të vogla të cilat nuk lënë pasoja për më vonë.
– Kënga që fërshëllen kur bën dush?
– Oh, lista ime e këngëve nuk mbaron kurrë.
– Çfarë është ajo për të cilën pendohesh më shumë?
– Çdo zgjedhje që kam bërë ka patur arsyen e vet, në kohën e vet, prandaj mund të them se s’jam penduar për asgjë.
– Çfarë urren më shumë në këtë botë?
– Servilizmin, falsitetin…
– Në çfarë rastesh zgjedh të thuash gënjeshtra?
– Kur dua ta kaloj një situatë pa krijuar konflikte të kota.
– Cilat janë 3 fjalët të cilat e ke më të vështirë t’i thuash?
– “Ndihmë”, “më fal” dhe “lamtumirë”.
– Komplimenti i fundit që more sot?
– Engjëll i bukur. (Buzëqesh)
– Po kritika e fundit?
– Si gjithmonë, kritika nga mami e cila ankohet se jam pak gjumashe. (Qesh)
– Justifikimi yt i përhershëm…
– Isha pak e zënë me punë. (Qesh)
– Shprehja që përdor më shumë gjatë ditës?
– “O sa bukur!”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jeni të stresuar nga koha që kalon?

Next Post

Një vajzë, tre pamje

Advertisement