Në autostradë
Dy policë shohin një djalë që rrëshqet me ski në autostradë, e ndjekin dhe, sapo e zënë, i marrin të dhënat. Më pas, i telefonojnë të atit:
– Zotëri, e dini që djali juaj po ecën me ski në autostradë? Ju lutem, ejani ta merrni sa më shpejt!
– Menjëherë, – përgjigjet babai, – Për pesë minuta, do të vij aty me motoskaf!
Policët dhe marmita
Një polic, i thotë kolegut të tij:
– E mban mend sa e bukur ishte makina ime? Shikoje tani se si i është shtypur llammarina nga përplasja…
– Mos e vrit trurin, – i thotë shoku, – makinat moderne e kanë shumë të butë llamarinën dhe ajo, me siguri, do t’i shkojë në vend, nëse fryjmë nga marmita.
I kënaqur nga kjo zgjidhje, polici i parë vë menjëherë buzën në marmitë dhe nis të fryjë me forcë. Në atë moment, kalon komandanti dhe, shumë i habitur nga ajo që sheh, i pyet se çfarë po bënin. Kur i tregojnë, ai acarohet aq shumë, sa nis t’i shajë:
– O Zot i madh, sa budallenj që jeni!!!! Po si prisni të ketë efekt kjo gjë, kur nuk keni mbyllur xhamat e dritareve?
Përralla
Sapo mami mbaron së lexuari përrallën e natës së mirë, vajza i thotë:
– Mami, të gjitha përrallat nisin me shpehjen “Na ishte një herë…”?
– Jo, jo, shpirti i mamit. Ka raste kur nisin me shprehjen: “E dashur, kam punë urgjente në zyrë… do të kthehem vonë sonte”.
Xhindi dhe shqiptari
Takohet shqiptari me një xhind, i cili i thotë se do t’ia plotësojë menjëherë dëshirën më të madhe që ka:
Shqiptari: – Dua që të lidhësh Shqipërinë me Amerikën me një autostradë.
Xhindi: – Më vjen keq, por kjo është absolutisht e pamundur. Nuk bëhet… Më thuaj një dëshirë tjetër.
Shqiptari: Epo mirë… Atëhere më jep aftësinë për t’i kuptuar femrat!
Xhindi hutohet dhe i thotë: – Më fal, po… me sa korsi e doje autostradën?
Propozimi
Djali: – O goce, ndalo pak, të lutem…
Vajza: – Urdhëro, çfarë kishe?
Djali: – Kam rënë në dashuri me ty…
Vajza: – E sa e ke rrogën?
Djali: – 1000 euro!
Vajza, duke qeshur me ironi: – Po aq, mua nuk më dalin as për sapun!
Djali: – Më fal, goce, nuk e dija që ishe aq e pisët!
Gjyshi
Beni kthehet në shtëpi nga shkolla dhe pyet të ëmën: – Mami, po gjyshi, mekanik është?
Mami: – Sigurisht që jo, Beni, po pse po më pyet?
– Po, nëse nuk është mekanik, çfarë po bënte nën rrotat e autobusit?