Nasa është duke menduar që t’i vërë astronautët e vet në gjumë gjatë misionit të tyre në Mars. Propozimi është që astronautët të flenë 180 ditë, aq sa nevojiten për të përshkuar 560 milionë kilometrat që ndajnë dy planetet nga njëri-tjetri. Vënia e tyre në gjumë mund ta bëjë misionin në Mars më të lehtë, pasi nuk do të kenë nevojë të hanë e të pinë. Kjo është një formë gjumi i thellë, që quhet ndryshe edhe si një lloj “hibernacioni”. Ekuipazhi mund të vihet në gjumë duke e ulur temperaturën e tyre me anë të një gazi ftohës që do të thithet nga hunda. Impulset elektrike do të simulojnë muskujt e astronautëve kur ata të hibernojnë, për të evituar mpirjen e tyre gjatë zgjimit. Pastaj ata do të zgjohen në planetin e kuq, duke ndaluar gazin ftohës. Kur misioni të përfundojë, ata do të vihen prapë në gjumë në udhëtimin e kthimit. Studimi është mbështetur nga Nasa, por ende nuk është vendosur nëse do të përdoret kjo teknikë në misionet e ardhshme në Mars, apo jo. Metoda e hibernimit përdoret në spitale për pacientët që kanë pësuar një traumë serioze, por ata janë vënë në gjumë për jo më shumë se 7 ditë…
Advertisement