Këto lloj antipastash janë të thjeshta, mjafton të prisni pak lart lëkurën e limonit, ta shtrydhni me lugë dhe pastaj lëkurën ta përdorni për të vënë mbushjen që dëshironi, e cila kështu do të marrë aromën e limonit. Preferohen limonat bio dhe të patrajtuar me pesticide. Ka disa mënyra për këtë mbushje… Ja, njëra prej tyre:
Përbërësit:
Ullinj të zinj pa farë,
Kaperi,
Një kuti konserve ton,
Një tufë majdanoz,
Kripë e piper i zi,
2 ose 3 vezë të ziera,
Majonezë,
Pak lëng limoni dhe mustardë.
Përgatitja:
Kalohen të gjitha në mikser dhe mbushen limonat. E mira është që limonat të jenë larë mirë nga jashtë, sepse kështu mund të konsumohen të gjithë bashkë, me gjithë lëkurë. Limonat mund të vihen edhe 3 orë në frigorifer e pastaj të ndahen feta-feta.