Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Thuajse nuk shoh fare...
Më dhemb koka e më vjen për të vjellë
Vuaj nga sëmundja Bazedov

Më dhemb koka e më vjen për të vjellë

– Jam 28 vjeçe dhe kohët e fundit, kam dhimbje të vazhdueshme të kokës, sidomos kur është kohë e vrenjtur. Asnjë ilaç nuk më bën derman, vetëm Ibubrofeni 400 mg, të cilin e pi gati 3 herë në ditë. Kam dhimbje të vazhdueshme dhe shpesh më vjen për të vjellë. A është i dëmshëm përdorimi i shpeshtë i këtij ilaçi? Si duhet të veproj? Unë nuk vuaj nga asnjë sëmundje tjetër. Faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja, natyrisht jo të plota, mendoj se dhimbja e kokës, mund të jetë e karakterit nervor, pra, e lidhur me një tensionim, apo e quajtur ndryshe edhe mbingarkesë e sistemit nervor (S.N.Q). Këto dhimbje shtohen kur ndryshon presioni atmosferik, siç janë edhe ditët e vrenjtura apo me shi. Kjo shpjegohet me ndryshimin e enëve të gjakut në përgjithësi e ato të trurit, në veçanti. Por, duhet të shtoj se një konsultë me ne mjekët neuropsikiatër, si të rrethit tuaj, ashtu edhe këtu në Tiranë, do të sqaronte edhe më mirë si origjinën, ashtu edhe shkaqet e këtij shqetësimi që keni ju.

– Lidhur me përdorimin e Ibuprofenit, mund t’ju them se ai i qetëson dhimbjet si shumë barna të tjera, por edhe ky preparat duhet përdorur me kujdes, sepse ai ndikon në aparatin tretës, kryesisht në stomak, duke shkaktuar gërryerje të cipës së brendshme e duke shkaktuar ulçera, apo gastrite të stomakut. Edhe në këto raste, pra, në përdorimin e barnave kundra dhimbjeve të kokës, duhet të konsultoheni me ne mjekët specialistë dhe siç e thashë edhe më lart, ato duhet të përdoren me kritere shkencore, sepse kanë edhe efekte të dëmshme. Së fundi, ju uroj shërim të shpejtë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Thuajse nuk shoh fare...

Next Post

Vuaj nga sëmundja Bazedov

Advertisement