– Dua një sqarim të shkurtër në lidhje me sigurimet shoqërore. Duke qenë se jam në prag të pensionit, pra, kam mbi 36 vjet punë, a më lejohet të vazhdoj punë duke paguar sigurimet shoqërore, ama duke marrë njëkohësisht edhe pensionin që më llogaritet sot? Jam në pritje të një përgjigjeje. Faleminderit.
Insistuti i Sigurimeve Shoqërore: – I nderuar zotëri, në lidhje me çfarë kërkoni, në zbatim të VKM, nr. 551, datë 08.11.1993 “Për lejimin e pagës së pensionit të pleqërisë për pensionistët e punësuar, ose të vetëpunësuar në sektorin privat”, lejohet pagesa e pensionit mujor të pleqërisë për pensionistët që, pas daljes në pension, punësohen ose vetëpunësohen në sektorin privat, me kusht që të derdhni kontributin e sigurimeve shoqërore çdo muaj, konform legjislacionit në fuqi. Periudha gjatë së cilës përfitoni pensionin dhe jeni i punësuar si më lart, nuk njihet si vjetërsi pune. Ju faleminderit!