Shumë persona dërgojnë sms ndërkohë që ecin, ose ecin me sytë e ngulur në smartphone-in e tyre. Në shumicën e kohës, kjo është e ligjshme (megjithëse ka vende ku mund të keni probleme), por edhe e rrezikshme, sepse mund të përplaseni me dikë dhe ta rrëzoni përtokë, ose të kaloni në rrugë pa e kuptuar. Qeveria kineze shpreson të bëjë diçka për këtë problem duke krijuar rrugë mbi trotuar, të veçanta për njerëzit që përdorin telefonat e tyre ndërkohë që ecin. Figura na tregon një rrugë në qytetin e Chongqing-ut, në Kinë, ku trotuari është ndarë në dy pjesë, një për personat që nuk e përdorin celularin dhe tjetra, për përdoruesit e tij. Duhet thënë se është një zgjidhje interesante për atë që duket një problem në rritje, megjithatë, nëse i keni sytë te telefoni, si do ta kuptoni nëse keni kaluar në rrugën e “jopërdoruesve”? Me logjikë, rruga e jopërdoruesve është më shumë për ata që duan të ecin shpejt, pa pasur nevojë të ecësh pas atyre që janë shumë të zënë me celularin dhe të bllokojnë rrugën. Ju, çfarë mendoni?