– Jam një nënë shumë e shqetësuar për djalin tim, i cili rri me orë të tëra në internet. Gjatë kohës që jam unë në shtëpi, e ndaloj të futet, por kam frikë se kur është vetëm, futet në faqet pornografike dhe në faqe të tjera që paraqesin vetëm dhunë. Dua t’ia bllokoj këto faqe që të mos i shikojë sepse është shumë i vogël dhe kam frikë se do të marrë informacion të gabuar, por s’di se si…
– E nderuar zonjë! Ka disa faqe në internet të cilat ndihmojnë në bllokimin e atyre linqeve për të cilat ju nuk jeni e interesuar. Një nga këto, krijuar pikërisht për mbrojtjen e fëmijëve nga faqe të tilla që i përmendni edhe ju, është programi K9 VVeb Protection. Këtë program ju mund ta shkarkoni falas në faqen e tij zyrtare: http://vvvvvv1.k9vvebprotection.com. Është shumë i thjeshtë në përdorim; mjafton ta instaloni dhe pastaj futuni në faqen e administrimit nëpërmjet fjalëkalimit tuaj dhe menaxhoni të gjitha kategoritë e faqeve në internet, të cilat dëshironi që fëmija juaj të mos i gjejë dot. Të tilla janë për shembull faqet pornografike, rrjetet sociale për të rritur dhe faqe të sekteve të ndryshme që imponojnë dhunën. Aty, ju mund të bllokoni të gjitha faqet që kompjuteri që keni në shtëpi, nuk duhet t’i hapë.