Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

PSE E MBYLLA JETEN TIME?

Jam një lexuese e rregullt e gazetës së mrekullueshme “Intervista”. Shkrimet dhe historitë e saj, jo vetëm na shuajnë kureshtjen, por edhe mësojmë shumë gjëra. Jam Valbona nga një fshat i Shkodrës, një vajzë pa fat në dashuri. Ndoshta Zoti më ka dënuar kështu. Pasi mbarova maturën, s’e pata fatin të vazhdoja universitetin. Fillova punë në një dyqan rrobash dhe merrja një rrogë të kënaqshme, isha një vajzë simpatike dhe tepër seksi, por isha kapriçioze, ndaj fatkeqësisht, në dashuri isha e pafat. Ndoshta fati është të dish të imponohesh, ndaj edhe djemtë s’më afroheshin. Si të them, isha si një dhi e egër dhe nuk kisha forcë të korrigjohesha. Më vardisej një djalë nga një fshat fqinj, simpatik, por s’e pëlqeja se kishte një të folme si femër që ta shpifte, por ai m’u bë ferrë dhe nuk më linte vend. Avash dhe pa e kuptuar, nga këmbëngulja e tij dhe premtimet që më jepte, ndërrova mendje dhe doja ta shihja. Fillova t’i jepja muhabet dhe të bisedoja me të sa herë në dyqan nuk kishte njerëz. Në fillim nuk kisha simpati, por avash-avash po më hynte në zemër dhe kisha dëshirë të vinte në dyqan, pse jo, edhe të bisedonim. Pas disa ditësh e gjeta te dera e dyqanit; po më priste atje. Pasi i thashë “mirëmëngjes” dhe u përshëndetëm, m’u drejtua:
– Valbona, siç e sheh, unë vij për ty këtu çdo ditë. Unë të dua dhe kam dëshirë të të marr për grua… Gjer tani, s’kam patur asnjë lidhje me femra, por ti më pëlqen.
Ndonëse ai ishte vetëm 21 vjeç, nuk u mendova shumë, por si me breshëri, ia dhashë:
– Pse jo? Edhe unë të dua… Je i mirëseardhur në jetën time…
Pas disa ditëve, s’kisha njeri në dyqan dhe po pastroja, kur ai m’u afrua dhe më puthi. Iu përgjigjem me të njëjtën mënyrë. Për hir të së vërtetës, e kisha për herë të parë e, si të them, mbeta pa frymë disa sekonda. Dihet se në çfarë gjendjeje shpirtërore isha në këtë moment dhe ndjeva sa kënaqësi, aq edhe frikë dhe thoja: “Si e bëra këtë veprim pa u menduar?”. Dashuria më errësoi sytë e mendjen. Ditët kalonin dhe ai tani vinte çdo ditë dhe takoheshim. Një ditë, sapo ula qepenat dhe mbylla dyqanin, ai më tha: “Eja shëtisim bashkë”. “Ku të vemi, Sokol?”, e pyeta, por ai më tha se thjesht do të pinim një kafe. Shkuam në një lokal aty afër dhe pimë diçka. “Tani, më tha, duhet të shkojmë te një motel që është këtu afër dhe të bëjmë dashuri”.
“Jo, Sokol, i thashë, ne tani sa e njohëm njëri-tjetrin, kemi kohë…”, por ai më tha se o do të bënim seks atë ditë, o s’ka! Sapo qemë puthur, kur ai u afrua dhe më qëlloi me shpullë si të isha fëmijë. U bëra gjak nga hundët. Për fatin tim, atje kaloi një burrë të cilin nuk e njihja dhe i tha: “Turp, si e rreh vajzën?!”. Ai njoftoi policinë dhe nuk zgjati shumë e erdhi furgoni me policë. Unë po qaja me dënesë më shumë nga mllefi dhe zhgënjimi sesa nga dhimbja. Ata më pyesnin cili ishte shkaku që më rrahu dhe u tregova të vërtetën. Na morën të dyve në rajon; mua më morën në pyetje dhe më lanë të lirë, kurse atë e mbajtën. Pasi u mendova gjatë, vendosa të mos mbaja më asnjë lidhje me atë djalë. Ne, sa ishim takuar dhe ai më rrihte; merre me mend si mund të ishte ai një jetë të tërë, nëse do ta merrja për burrë. Kështu, hoqa dorë përfundimisht prej tij dhe vendosa të isha më e kujdesshme në histori të tjera të kësaj natyre.
Mosha po ecte, me thënë të vërtetën dhe nga prindërit kisha presion. Me anë të një të afërmi ata donin të më prezantonin një djalë. Pasi u njohëm, bisedova me të dhe në tërësi nuk m’u duk i keq, por ai ishte pak memec dhe jo fort në rregull nga ana mendore, fliste një fjalë për një tjetër. U thashë prindërve se ai njeri nuk ishte personi i përshtatshëm për mua. Si përfundim, edhe ky rast u dogj. Tani më dukej vetja si njeri i mbetur dhe s’po gjeja fatin tim. Thonë se shpresa vdes e fundit, por unë s’po kisha më shpresë. Ramë dakord me prindërit që të kishim një pauzë se mos vinte ndonjë kontakt më i përshtatshëm. Tani po bëhesha 35 vjeçe dhe dashuria po më largohej. Më shpesh, mendoja: “Ç’më duhet ta fus veten në telash me u feju?!”. Daja i cili kishte respekt për mua dhe më donte shumë, një ditë erdhi në familje dhe bisedoi me prindërit, se kishte menduar të më lidhte me një djalë që i kishte kaluar disi mosha, nga një fshat fqinj. Djali quhej Denis dhe ishte 39 vjeç. Pasi na prezantuan u mendova gjatë… Qenka interesante! Sa më shumë i kaloka mosha një femre, aq më e pavendosur qenka në kërkim të fatit të saj sepse dyshon kudo e për këdo. Veçanërisht unë, që s’pata fat disa herë dhe pësova histori zhgënjyese nga të gjitha anët. Vendosa të takohesha me Denisin. Ai erdhi në shtëpi dhe, pasi bisedoi me prindërit, ata na lanë të bisedonim vetëm për vetëm në një dhomë. Për të qenë e sinqertë, më pëlqeu, ishte simpatik, i edukuar dhe i komunikueshëm. I tregova për çfarë më kishte ndodhur duke i vërtetuar se ndonëse në këtë moshë, unë isha një vajzë e virgjër dhe me karakter. I tregova të vërtetën për gjithçka dhe ai më tregoi se, si çdo i ri, kishte patur histori dashurie, por me asnjë nuk kishte përfunduar dhe aktualisht, nuk kishte asnjë lidhje. Pranova dhe u fejuam sepse kisha asnjë arsye ta refuzoja këtë njeri. Shpallem fejesën. Ai vinte shpesh në familje dhe vetëm putheshim me njëri-tjetrin. Ishte interesante, sepse asnjëherë nuk më kërkoi të bënim seks, duke më thënë se kishim kohë për këtë. Kuptohet, mosha jonë ishte e tillë që s’kishim interes ta shtynim martesën, kështu që pas tre muajsh, u martuam me një dasëm modeste. Me Denisin shkoja shumë mirë, më donte dhe e doja, mendoja se më në fund gjeta lumturinë e munguar dhe nuk vija re asgjë negative në marrëdhënien tonë. Denisi kishte nënën dhe një vëlla më të vogël të martuar, por që jetonte në një banesë afër shtëpisë sonë. Denisi kishte edhe dy motra të martuara të cilat më donin si të isha motra e tyre. Kunata, nusja e vëllait të tij, ishte një vajzë e bukur dhe tepër seksi. Dihet se femra prej natyre është kureshtare dhe unë ndoshta isha njëra prej tyre. Vija re se Denisi, sa herë vinte nusja e vëllait të tij, Greta, gëzonte dhe shkrihej në gaz me të. Fillimisht nuk më bëri përshtypje, por avash-avash, nisa të dyshoja: “Po sikur Denisi im…”.
Shtëpitë e fshatit qenë afër njëra-tjetrës, vinin shoqe e rrinim e bënim muhabet. Si me shaka, njëra nga ato, një ditë, më tha: “Si e ke kunatën, Albana? E ke të mirë, lozonjare e të këndshme”. “Po, i thashë, ajo në shtëpinë e saj e unë në timen”. “Po, po, më tha shoqja, po kunatë e ke ama!”.
Me thënë të drejtën, më dogji kjo fjalë edhe mënyra si më ngacmonin. Tani fillova të dyshoja dhe po e shikoja me shqetësim këtë problem. Kisha ditë pa shkuar te familja ime dhe shkova të rrija dy ditë. Kur i thashë Denisit, ai më tha: “Rri sa të duash”. Unë u ktheva pas dy netësh. Nga ora 9.00 e mëngjesit, hapa derën, hyra në shtëpi dhe u futa në dhomën e gjumit të lija plaçkat, por sa s’më ra pika nga ajo që pashë! Denisi me kunatën, të zhveshur, po bënin dashuri për shtatë palë qejfe! U mundova ta mblidhja veten dhe nisa të shaja në fillim kunatën. Ajo nuk tha asnjë fjalë, vetëm u vesh me shpejtësi dhe u largua. Iu ktheva tim shoqi: “Po ti, mor i poshtër, mirë që më tradhton, po me kë? Me nusen e tët vëllai! S’ke turp?! Ç’do t’u thoni njerëzve?”. Unë s’e mbaja dot veten dhe qaja me të madhe. Kunata ime kishte ikur, kurse im shoq më binte në gjunjë dhe më kërkonte falje. “Gabova”, më thoshte, por ky nuk ishte gabim, se kishte kohë që e bënte këtë tradhti ndaj meje e të vëllait. Vijnë njerëzit, mamaja, vëllai i Denisit dhe komshinjtë se shtëpitë i kemi afër. Si të bëja? Isha djegur tashmë disa herë, por tani ndryshonte puna. Këtë gjë e mori vesh vëllai dhe e nxori jashtë të shoqen. Po unë, ç’do bëja? Vetëm kjo nuk falej! Duhej reaguar, por në ç’mënyrë? Duhej patjetër të ndahesha nga ai burrë. S’kisha si të rrija me të, kur kunati e la gruan e tij. Unë isha para dy fakteve; e para ishte tradhtia dhe e dyta, me kë? Me nusen e vëllait të tij! Ai u diskreditua plotësisht… S’kisha ç’të bëja tjetër, por mora rrobat dhe u largova duke qarë për në shtëpinë e prindërve. Ata i njoftova për atë çfarë më kishte ndodhur me tim shoq dhe mendimi i prindërve ishte se s’kisha pse të rrija me një burrë pa moral. Kjo tradhti nuk falej, por për mua ishte disfatë, sepse isha afër të 40-ave dhe ishte e vështirë t’i siguroja fat tjetër vetes. Aq i pamoralshëm ishte im shoq, sa më çonte fjalë që ta falja dhe të kthehesha në shtëpinë e tij.
Në dashuri unë paskam qenë tepër pa fat dhe ndaj vendosa të heq dorë përfundimisht nga çdo marrëdhënie me meshkuj e të mbyllem në jetën time. Ndonëse njerëzit më njihnin dhe nuk më bënin fajtore, kjo që më ndodhi ishte e mjaftueshme për t’u ndjerë shumë keq, siç edhe ndihem sot…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tani, striptiz, edhe në Tiranë Striptistja bullgare: Më kërkojnë edhe femra apo çifte

Next Post

6 shenja që tregojnë se mes jush ka... dashuri!

Advertisement