– A mund të marr vizë për Amerikë, nëse më dërgon një garanci një person i familjes time që ka mbi 13 vjet në Amerikë me dokumente të rregullta? Pres një përgjigje. Mirjeta.
– E nderuar Mirjeta! Sipas rregullave që publikon herë pas here Konsullata Amerikane në Tiranë në sitin e saj, ju mund të dërgoni në Konsullatën Amerikane këtu në Tiranë një letër ose ftesë ku duhet të shpjegoni udhëtimin tuaj. Jo se është e domosdoshme, por për të qenë më bindës. Kjo bëhet që ju të kualifikoheni për një vizë turistike. Duhet të jeni bindës kur të paraqisni synimet tuaja për të emigruar në Amerikë, duke demonstruar që keni lidhje të forta ekonomike dhe familjare në SHBA. Nëse ju i ndiqni rregullat siç duhet dhe plotësoni gjithë dokumentacionin e duhur, mund të merrni vizë, por më parë konsultohuni me Konsullatën Amerikane këtu në Tiranë.