Ky dhëmb u gjend rastësisht nga punëtoret e mirëmbajtjes së tubave të ujësjellësit pranë rrugës, në periferinë e qytetit Siatëll të SHBA-së. Ata do të zëvendësonin tubat e vjetra me të reja, kur papritmas u takoi leva në një si gur të butë… Asnjërit, fillimisht, nuk i shkoi ndërmend se do të ishte një dhëmb mamuthi. Ata, thjesht e nxorën dhe ua dorëzuan kompetentëve… Nga analizat paraprake del se mosha e mamontit që ka patur këtë dhëmb është shumë e lashtë. Ai ka jetuar 20 mijë vjet përpara dhe ka peshuar 230 kilogramë. Paleontologët e Universitetit të Uashingtonit, pasi u njohën paraprakisht me objektin, mendojnë se në datën 8 mars, ai do të ekspozohet denjësisht në Muzeumin e Shkencave të Natyrës në Berk, për t’u njohur lirisht nga vizitorët.
Advertisement