Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam vazhdimisht dhimbje koke

– Dr. Agron Islamaj, jam një zonjë 57 vjeçe. Kam 6 muaj që pi tregetol dhe rezonanca më ka dalë kështu: Fosa krani posteriore pa lezione evidente, cisternat bazale të lira, ventrikujt me aspekt normal, pa lezione evidente supratentoriale. Bëra skanerin para 2 javësh dhe kam dalë me probleme në gjëndrrën tiroide. Kam çdo ditë dhimbje koke që nuk më pushon. Nuk e di çfarë kam, prandaj ju drejtohem juve që të më thoni ndonjë këshillë: Si e përcaktoni ju këtë gjendje? Ju lutem, më ktheni përgjigje sa më parë. Faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Së pari, ju uroj shërim të shpejtë! Së dyti, të dhënat tuaja nuk janë të plota, sepse nuk më thoni se çfarë ju ka dalë në gjendrrën tiroide nga skaneri i bërë, për këtë pjesë të organizmit. Mendoj se ankesat tuaja përkojnë me një shqetësim nervor, që ne mjekët neurologë e quajmë “neurozë endokrine”. Kjo, krahas dhimbjes së kokës, që është e karakterit rëndues dhe që forcohet mbasdite e mbrëmje. Ky shqetësim pasohet edhe me çrregullime të gjumit, mospërqendrim, nervozizëm etj. Së pari, për konfirmimin e këtyre mendimeve dhe ndjekjen në vazhdimësi do t’ju rekomandoja konsultën me një mjek endokrinolog e neurolog, si në rrethin tuaj ose edhe në Tiranë. Si mjekim paraprak do t’ju këshilloja të merrni:

  1. Stugeroni 25 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke.
  2. Laroxyli 10 mgr. 2 x ½ kokërr, ora 8.00-18.00
  3. Librium 10 mgr. 1 tabletë ora 22.00 pra në darkë, një orë para gjumit.
  4. Eudolorini 0.4 1 – 2 kokrra, në dhimbjet e forta të kokës.
  5. Neurobioni 3 x 1 kokërr, pas buke. Vetëm kështu, ju, gradualisht, do të ktheheni në normalitet.
Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra intime që një grua nuk duhet t’i mbajë sekret  (dhe kujt duhet t’i flasë për to)

Next Post

Koperniku s’ka qenë vetëm astronom!

Advertisement