Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ka hyrë në zemër një i panjohur

Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam Blerina nga një qytet i Jugut, studente në Tiranë. Ky është viti i dytë që jetoj këtu dhe të them të drejtën, mendoj se jam futur paksa në rrjedhën e kryeqytetit. Kam një familje në gjendje jo shumë të mirë ekonomike, ndaj për të përballuar shpenzimet e mia punoja pasdite në një bar, ndërsa paradite studioja dhe shkoja në shkollë. Qe shumë e lodhshme për mua, pasi nuk doja të lija pas dore asgjë, por njeriu mësohet me të gjitha.

Tani që është viti i dytë, ndihem më e mësuar, por ka diçka që akoma më tremb. Tani unë nuk jetoj më në konvikt, por kam marrë një shtëpi me qira me dy shoqe të miat. Sa herë që kthehem nga puna për në shtëpi kam shumë frikë. Më fut mornica Tirana natën. Gjithnjë kam idenë se do të më ndodhë ndonjë gjë. Dhe në fakt ashtu ndodhi, megjithëse nuk ishte diçka negative…
Atë natë po kthehesha si gjithnjë nga puna për në shtëpi. Më priste një mbrëmje e vetmuar, pasi ishte fundjavë dhe shoqet e mia kishin shkuar nëpër shtëpitë e tyre. Unë mbeta në Tiranë pasi nuk e lija dot punën. Po ecja rrugës duke menduar se ndoshta do të më duhej të blija ndonjë gjë, pasi nuk kishte shumë gjëra për të ngrënë në frigorifer, por kur mbërrita tek kioska e vogël poshtë pallatit tim, ndjeva disa hapa pas meje. Nxitova dhe ndjeva që edhe hapat pas meje u shpejtuan. Si gjithnjë më shkoi mendja për keq dhe u frikësova, sidomos kur i dëgjova zërin prej mashkulli që më kërkoi të ndaloja. Po mendoja që duhet t’ia fusja vrapit, por nuk e di pse ndalova dhe ktheva kokën. Prisja një fytyrë krimineli, por në fakt pashë një fytyrë shumë engjëllore, dy sy të shndritshëm, një buzëqeshje të lehtë. Përpara meje qëndronte një djalë i ri shumë simpatik.
“Më falni! Ju tremba?”, më tha me shumë mirësjellje.
Që të mos dukesha si frikacake mohova me kokë.
“Nuk dua t’ju shqetësoj”, më tha ai, “por po kërkoja shtëpinë e shokut tim. Duhet ta ketë diku këtu, por unë humba. Ju, këtu banoni?”
“Po!”, i thashë, “këtu, por nuk kam shumë kohë që kam ardhur. Si e quajnë shokun tuaj?”
Ai më tha emrin dhe unë papritmas u kujtova për komshiun që kishim përballë shtëpisë sonë.
“Po”, i thashë me entuziazëm sikur të kisha zbuluar Amerikën. “E di unë se ku banon. E ka shtëpinë përballë apartamentit tim. Hajde me mua!”.
Dhe u ngjita për tek shkallët e pallatit. Kur arritëm në katin e tretë, i tregova derën e shokut të tij, i buzëqesha dhe u futa në shtëpi. Ishte një rrëmujë e tmerrshme. Kur hapa frigoriferin e kuptova që kisha harruar të blija ndonjë gjë për të ngrënë. Vendosa të bëja nja dy punë të vogla dhe pastaj të shkoja për të fjetur. S’kisha nerva të zbrisja sërish poshtë. Kështu bëra, por kur po nxirrja qesen e plehrave tek shkallët, hapa derën dhe pashë të ulur aty djalin që sapo kisha takuar. Ai më qeshi.
“Nuk ishte Arbeni aty?”, e pyeta.
“Jo, po e mora në telefon dhe më tha që do të vijë!”.
“Aha”, thashë unë dhe u futa sërish në shtëpi. Qëndrova pak pas dere duke menduar nëse duhet ta fusja brenda apo jo. Në fund të fundit, ai nuk ishte njeri i keq. Ishte shoku i komshiut tim. Nuk kishte kuptim që ta lija tek shkallët, por nga ana tjetër ishte edhe i panjohur. Qëndrova disa minuta në dyshim dhe pastaj hapa derën. Ai qeshi.
“Do vish ta presësh këtu brenda? Është më ngrohtë!”, i thashë unë.
Ai u fut. I thashë që s’kisha ndonjë gjë për t’i ofruar pasi kisha harruar të bëja pazarin, por ai propozoi që të porosisnim pica. Pranova.
Biseduam, qeshëm, ia kaluam shumë mirë! Ishte një djalë shumë i këndshëm dhe më dukej se sa më shumë që qëndroja me të, aq më shumë më pëlqente. Kishte humor. Më tha që kishte nisur studimet, por i kishte ndërprerë për momentin, pasi kishte zbuluar një pasion të ri në jetën e tij; donte që të hapte një biznes privat.
Ndërsa po flisnim, atij i ra zilja e celularit. Ishte komshiu im, që më ndërpreu një mbrëmje shumë të bukur.
“Më duhet të shkoj”, më tha ai. “Faleminderit për mikpritjen! Ia kalova shumë mirë!”.
Dhe pastaj u largua.
Natën e kalova duke menduar për të. Më kishte lënë aq mbresa ajo mbrëmje sa vendosa ta takoja, por pastaj e kuptova se nuk kisha asnjë kontakt të tijin. Sigurisht që komshiut tim nuk mund t’i kërkoja adresën apo numrin e tij. Do të dukesha si budallaqe.
Tani kanë kaluar disa muaj dhe unë akoma nuk e kam takuar. Mendoj shpesh për të, për atë që ndjeva atë natë. Vazhdoj të kem të njëjtën dëshirë për ta takuar, ndaj edhe vendosa të shkruaja këtë ngjarje, me shpresën se nëse ai e lexon dhe ka qejf, të më kontaktojë. Pas gjithë kësaj kohe, megjithëse nuk e kam parë, ndiej se kam rënë në dashuri me të. E di që duket e çuditshme, por kështu është dhe unë po pres që ai të vijë. Një ditë do të ndodhë, e ndiej!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arben Ristani: “Kam sakrifikuar për demokracinë”

Next Post

Horoskopi 6 tetor-12 tetor

Advertisement