Rona Nishliu ka marrë pjesë në Festivalin “Mirëdita, dobar dan”, i organizuar në Beograd për të promovuar kulturën e Kosovës në kryeqytetin serb. Por, menjëherë pas kësaj, ajo është përballur me një mini-protestë gjysme orëshe në qendër, para objektit të Filarmonisë së Beogradit, gjë që nuk ka penguar mbajtjen e koncertit. Por krahas kësaj, shumë komente kundërshtuese i janë adresuar kësaj ngjarjeje dhe mbi të gjitha, Ronës, në të cilat dënohet sulmi që iu bë përpara pak kohësh Pandi Laços për ftesën që i bëri këngëtarit serb, Zdravko Çoliq në Tiranë, në spektaklin e tij në Klan. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rona është shprehur pozitivisht për këtë koncert, megjithëse ende nuk e dimë si do të pritet ai nga shqiptarët, veçanërisht, nga ata të Kosovës.
Advertisement