Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Juli: Më arrestoni, po deshët!

Është kjo diçitura që shoqëron foton e bërë në një dasëm ku ka qenë i ftuar Julian Deda, i cili shfaqet duke fshirë lotët e supozuar me një kartmonedhë 500 euroshe. Dhe, pa na thoni pak, çfarë ju kujton e gjithë kjo? Sigurisht që skandalin me emrin “Fullani”. Ironizimi i fotos ku djali i ish-guvernatorit fshinte djersët me po të njëjtën prerje kartëmonedhe, ka qenë një ide interesante e djalit të cilit humori i rrjedh në vena.

Nuk është çudi që veprimi që shohim në foton e bërë në një dasëm (më saktë në një goxha dasëm, duke parë se çfarë mbajnë njerëzit nëpër duar) mund të zërë vend fare mirë në ndonjë nga shumë situatat e sajuara në “Apartamentin” që pritet të fillojë së shpejti. Sidoqoftë, Juli mesazhin e tij e dha; edhe nëse e arrestoni, me ato që mban në dorë, e ka të sigurtë që shumë shpejt do të dalë sepse për fatin e tij të mirë, nuk punon në Bankën e Shqipërisë dhe nuk është… guvernator i saj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjyste Vulaj rreh grekun!

Next Post

Anjeza bashkohet me babain e fëmijës së saj?

Advertisement