– Isha kaq e pafajshme, kaq e lumtur deri në momentin që njoha dikë që më bëri të besoj në diçka që nuk ekziston. Jam një vajzë 19 vjeçe dhe para një viti isha me shoqëri duke pirë kafe dhe një shok i imi më thoshte se një i afërm i tij është shumë i dashuruar me mua dhe se mendon të ketë një lidhje serioze dhe unë si çdo vajzë tjetër i besova tregimit të tij. U takuam me atë djalin, ishte i bukur dhe kishte sjellje shumë të mirë, më mahniti që në takimin e parë dhe pastaj më kërkon nr. e telefonit. Ja jap, më telefononte, më çonte sms çdo ditë, dukej se më donte shumë, vinte çdo ditë të më shihte dhe kështu pasi përfundoja mësimin takoheshim dhe kështu vazhduam, por unë habitesha sepse kishte kohë që ne takoheshim dhe ai nuk më kërkonte asnjëherë që të dorëzohesha, pra të kishim intimitet, dhe kjo gjë më bënte ta doja më shumë sepse në ditët e sotme të takosh një person të tillë është e pabesueshme. Më bënte çdo ditë që ta doja gjithnjë e më shumë, sepse sillej shumë mirë me mua, e gjeja veten tek ai mendoja se ishte engjulli im por ai pasi e kuptoj se unë e dua aq shumë, sa do jepja jetën për të, filloj të më largohej. U habita shumë, por pas një farë kohe kuptova se ai paskesh qënë i martuar dhe vazhdonte të ishte i tillë. Kjo që mësova, më bëri të vuaj shumë, qaja ditë e natë, isha shumë e dëshpëruar dhe e zhgënjyer sepse nuk e prisja nga ai. Nuk dija më çtë bëja, më dukej sikur jeta ime iku, ishte e tmerrshme. Mblodha forcat dhe i telefonova i thashë se duhej të takoheshim, dhe erdhi, dhe sapo e pashë mu mbushën sytë me lot dhe i bërtisja se çfarë të keqe të kam bërë që ma ktheve kështu, pse më mashtrove. Më shtrëngoi fort dhe thoshte se ka dashur të më tregonte por nuk ka mundur sepse edhe ai ishte i dashuruar me mua marrëzisht dhe kështu unë vetëm lëndohesha më shumë. Vendosem të ndaheshim edhe pse duhemi shumë. Tani ka 2 vjet që jemi ndarë dhe ai prapë më telefonon dhe më fton për kafe, por unë i them jo, nuk mundem. Tani kam një lidhje me një kushëri të atij, e dua shumë, dhe ai më thotë që nuk mund të marr për grua sepse kam qënë femra e kushëririt të tij, dhe pse e di shumë mirë që skam pasë mardhënie intime me të. Por përsëri më thotë nuk mund të marr për nuse, se nuk do mund të duronte që të vinte ai tek unë, sepse do ta vriste kushëririn e tij. Unë nuk di se çfarë të bëj, jam mes dy zjarreve, më ndihmoni me këshillen tuaj?