Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

CILI JENI JU ZOTI RAMA? Nga Agron BERDAJ

goniNga leximi i përgjigjeve të kryeministrit dhënë të revoltuarve ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së dytë për ndjekje të lirë të guvernatorit të bankës, të them të drejtën m’u shfaq në optikën time një Edi Rama , ndryshe nga ai që njihja më parë, i dyzuar , me një erozion qëndrimesh, idesh,pozicionesh politike brenda tij, një gjuhë plot figura që, më teper se sqaronte problemet, i ngatërronte ato. Pra, thjesht për të mos u zgjatur, pashë një kryeministër në mbrojtje, jo në sulm, jo shumë të hapur me publikun, por të fshehur pas hipotezave , lojës së fjalëve , nënkuptimeve, jo një opozitar me vetveten , pasi kjo do të ishte një gjë e mirë , por një kundërshtar të vetvetes mes atyre çka kishte thënë në fushatën e zgjedhjeve dhe atyre çka po bën në praktikë. Ndaj edhe pyetja që përbën dhe titullin e shkrimit ka të bëjë me nevojën për të parë realisht se cili është indentiteti i kryeministrit . Ndoshta është hera e parë që më ndodh të jem kaq kundërshtues më idetë dhe qëndrimet e Ramës , madje edhe me formen e të shprehurit , krahasimet , leksikun e përdorur . Me një lloj autoritarizmi të pazakontë në daljet e tijë publike, ai ju drejtua të revoltuara me një thënie të përdorur në fëmininë e tij, por edhe tonën “fjalët mbrapshtë “ për ata që flisnin me nje fjalor të pakëndshëm , mpasi kështu laheshim pa u bërë pis, thotë kryeministri . Ashtu është, por jo çdo ndodhi e fëminisë duhet kthyer në një aksiomë politike , në një kod sjellje , në një argument bindës për kohën e sotme .Vetë toni urdhërues “fjalët mbrapsh“ nuk është gjetja më e mirë ndaj atyre që përdorin një fjalor të padenjë , mofendues , pa kulturë , aq më tepër kur e thotë atë një kryeministër . Që liria e shprehjes te ne kuptohehet si liri sharjesh , ofendimesh , diskriminimi deri sa përbëjnë edhe precedent ligjorë, ky është një problem që duhet parë nga vetë mjetet e masmedias…

Por le të kthehemi te përmbajtja e problemit , te pohimet publike te kryeministrit se ai nuk është as prokuror dhe as gjykatës , se adresa e kryeministrisë nuk është adresa e gjykatës , se ka vdekur koha kur kryeministri apo qeveria ishin trupa prekurorie dhe gjykatash popullore , lavdi zotit, thotë kryeministri, ka vdekur bashkë me diktaturën e proletariatit dhe se kush përpiqet ta ringjallë atë, ka thyer kokën . Një lojë fjalësh të panevojshme , plot sentenca filozofike me natyrë deklarative disi kontradiktore , me një retorikë të lodhshme, por me një dinakëri, ku përmes toneve të ashpra dhe referencave parimore kushtetuse , duket se kërkonte t’i shmangej problemit thelbësor. Kush ka kërkuar që kryeministri, apo qeveria, të bëjnë rolin e kryeprekurorit , të kryegjyqtarit ? Askush , madje ne se ata, do ta kërkonin votat për poste të tilla e ndoshta populli edhe mund të mos ua jepte . Por, edhe në se publiku do të shikonte se qeveria do të uzorponte pushtetet e pavarura, ku ato do të bëheshin një trupë prekurorie dhe gjykate , prapë nuk do t’i kishin punët mirë , ata do të përballeshin me revoltën popullore .Duket se me këtë lojë fjalësh kërkohej të fshihej thelbi i problemit , reforma e munguar në drejtësi , e cila ishte në të vërtetë , përmbajtja e të gjitha shqetësimeve të qytetarëve . Dhe në se debati mes tyre mori trajta të ashpra dhe shpesh të pakëndëshme , kjo zoti kryeministër, lidhet me pohimet tuaja kontradiktore para dhe pas fushatës së zgjedhjeve , për çëshjten e reformës në drejtesi . Më i qartë ishit në fushatën e zgjedhjeve kur pohuat se rilindja , me marrjen e pushtetit do ta vendoste drejtesinë në vendin e duhur , se kriminelët e vrasjeve në Gërdec , në 21 janari, vjedhësit e shekullit etj , do t’i ndëshkonit rëndë . Dhe për këtë populli i etur për drejtësinë e munguar ju besoi qeverisjen . Ndërsa sot, pas më shumë se një viti, populli dëgjon të tjera gjëra nga ç‘kishte dëgjuar në fushatën e zgjedhjeve , se qeveria nuk është zyrë prokurorësh apo gjykatësish , se kryeministri nuk është kryeprekuror, apo kryegjyqtar, se organet e drejtësisë janë të pavarura dhe pse në sytë e popullit dhe nën hundët e qeverisë ato , në vend të drejtësisë japin padrejtësi , dhunojnë liritë dhe të drejtat e njeriut , se ato janë vënë në shërbim të korupsionit dhe krimit . Terma të tilla i përdori në mënyrën më të paskrupullt edhe paraardhësi juaj, duke e shndërruar drejtësinë si një industri të rëndë të korrupsionit në vend . Atëherë , kujt mendimi e qëndrimi i përmbaheni zoti kryeministër , atij përpara, apo pas fushatës , cilën quani reformë në drejtësi , atë që të mos u thoni prekurorëve dhe gjyqtarëvë si paraardhësi juaj , lavire e horra bulevardi , se pajtoheni me sistemin gjyqësor të koruptuar në emër të pavarësisë institucionale edhe kur krimet po infektojnë gjithë vendin?  Se reformën në drejtësi mendoni ta realizoni me klithma e ulërima , me mallkime nga zyrat e kryeministrisë me kërcënime apo duke treguar anekdota? Pse aleanca qeverisëse nuk po ndërmerr operacione të thella qoftë edhe me kosto të lartë politike në drejtësi? Populli ka të drejtë t’u kërkojë llogari se pse deri tani në këtë fushë nuk është bërë agjë , ku qëndron shkaku , ku çalon aleanca qëverisëse , pse vullneti i mirë i shprehur në fushatën e zgjedhjeve nuk shoqërohet me masa konkrete , se a pengojnë njëzetë e ca deputetët e të gjitha krahëve ku gojët e këqia i quajnë grupi parlamentar Fullani?! Me sa duket, ju reformën në drejtesi e mendoni si një redaktim sipërfaqësor të sistemit aktual , lëvizjen e disa kuadrove dhe zëvëndësimin e tyre me disa të tjerë dhe vetëm kaq . Përgjigjia e këtyre pyetjeve nga ana e juaj do të kishin më shumë rëndësi se justifikimet e leksionet pa vlerë se qeveria nuk është grup hetimi e gjykimi. Veç të tjerave këto pohime ngjallin te njerëzit, frikë , pasiguri dhe pesimizëm, pasi krimi i kultivuar nga gjykatat qënka më i fortë se shteti , shoqëria dhe demokracia, se ndaj atij duhet nënshtruar pa as edhe një kusht. Çdo vonesë e reformës në drejtësi rrit faturen e krimeve, ku mbi krimet e vjetra të pa dënuara shtohen krimet e reja , duke bërë që shoqëria të lundrojë mbi krimin .

Edhe diçka tjetër nga kundërshtitë tuaja: pohimi se bashkë me diktaturën e proletariatit ka vdekur nje herë e mirë edhe koha kur kryeministri dhe qeveria bënin rolin e trupit gjykues . Është e drejtë se populli e rrëzojë për të mos u ngritur më sistemin e diktaturës së proletariatit , si sistem dhune dhe terrori që shkelte në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë e njeriut . Por , pyetja është se me rrëzimin e atij sistemi a u zhduk diktatura ndaj popullit dhe kërcënimi ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut? Vendimet e turpshme të drejtësisë shqiptare në emër të autokracisë së re , klikave dhe monopoleve të pushtetit , të oligarkisë uzorpatore financiare , të pushtetit agresiv të parave , të mafjes së trafiqeve dhe në dëm të njeriut të ekspozuar perpara krimit , janë një diktaturë po kaq e rrezikshme sa edhe diktatura e proletariatit . Përpjekja për t’u fshehur pas së shkuarës është paftësi për të përballuar të ardhmen , reformat , ndërtimin e shtetit të vërtetë ligjor.

Advertisement

Cilin Edi Rama duhet të mbajmë në kujtesë , atë që në prag të zgjedhjeve përpara mijera shqiptareve shpalosi programin e rilindjes së vendit dhe në veçanti atë të drejtesisë , apo Edin e sotëm se ai , nuk është as prokurorë dhe as gjyqtar të donoje krimin dhe kriminelët? Edin e atëhershëm plot optimizëm dhe shpresa , apo këtë të sotmin justifikues , kontradiktor dhe të fshehur pas karriges se kryeministrit? Edin reformator, apo Edin koformist? Le të shpresojmë se do të shohim Edin reformator , kurajoz dhe premtim mbajtës . Ne shpresojmë , koha do të gjykojë .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

BARCALETA TE REJA

Next Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE. Nga Artan Kristo

Advertisement