A ka pika takimi mes ushtrisë së gjeneratës “Z”dhe tutorëve politik që e udhëheqin atë në të ashtëquajturin “Revolucioni i Flamingove”. A mund të ketë ngjashmëri në interesa, në botkuptim, përvoja, në kulturë, në gjendjet social psikologjike, në nivelin ekonomik, mes ushtarëve të gjeneratës “Z” dhe komandantëve të revolucionit që i përkasin epokës së gurit.
Duke iu referuar shkrimtarit kanadez Douglas Coupland në librin e tij”Generation “X”del se gjenerata “Z” që pason gjeneratën “X”, u përket viteve 1997-2012, me një moshë afërsishtë 15 deri në 20 vjçe. Kurse shtabet politike dhe ushtarake që i drejtojnë, rekrutojnë frymëzojnë, programojnë dhe e armatosin ushtrinë e gjeneratës “Z” kanë një jetëgjatësië të shtrirë në dy shekuj, në të 20-in dhe të 21-shin, me një moshë mesatare gati 60-90 vjetë. Ata janë larg gjeneratës “Z” katër pesë breza. Por nuk është vetëm distanca e madhe kohore mes tyre por edhe një sërë faktorësh të tjerë më qënësor që kanë të bëjnë me formimin dhe veçoritë që dikton koha.
Gjenerata “Z” ende nuk e ka formuar si duhet personalitetin, se akoma nuk i ka zbuluar si duhet prirjet e saj kulturore, politike, e profesionale, se nuk është ballafaquar ende në punë. Ajo është në fazën e kalimit nga adoleshenca dhe asistenca familjare,në atë të pjekurisë dhe zotrimit tërësor të vetvetes. Ndaj edhe në rreshtat e revolucionit inferjoritetin kjo kategori e shfaqin nëpërmjet nënshtrimit, zbatimit verbërisht të urdhrave kriminalë, duke qënë në vij të parë të shkatërrimeve e djegjeve.
Mjedisi ekonomik, gjeopolitik, teknologjik, informativ, ideologjik që përjeton gjenerata “Z”diktojnë kultura dhe qëndrime të ndryshme nga ajo e shtabeve të tyre politike që u perkasin shekullit të shkuar. Nga vitet 1997 -2012 ku sipas Koupland është koha e gjeneratës “Z”ose ndryshe brezi i internetit të pa ndërprerë, e komunikimit global, e telefonit inteligjent, e rrjeteve sociale, e ndërlidhjes në kohë reale, e një rendi ndërkombëtarë gjithnjë e më konkurues, përbejnë edhe tiparet e kësaj gjenerate. Ndërsa shtabi politik dhe ushtarak që sot është vënë në krye të gjeneratës “Z”në këtë hark kohorë 1997 -2012 merrej me organizimin dhe kryerjen e punëve më të zeza për Shqipërinë, si vjedhjen e popullit mes piramidave finaciare, me organizimin e luftës gati civile në vend, me kundërvënien e ushtrisë, policisë dhe shëbimit informativ ndaj popullit, me organizimin e veriut kundër jugut të vendit, me grushtin e shtetit të vitit 1998, me nënshtrimin dhe humbjen e sovranitetit të vendit, dhe me azgjesimin e demokracisë.
Në planin gjeopolitik gjenerata “Z”edhe pse ende e pa formuar mirë politikishtë filloi të ndjejë rreziqet dhe pasigurinë e një konkurence të re globale ndryshe nga ajo e luftës së ftohtë mes të dy sistemeve që kishin njohur gjeneratat e mëparëshme.Te kjo gjeneratë po humbiste besimi te institucionet, te mënyra e funksionimit të demokracisë, te politika, mjetet e masmedias, te institucionet e brëndëshme dhe ato ndërkombëtare. Me frikë po shikohej prej tyre edhe ringjallja e nacionalizmit në botë. Ndryshe nga ushtria e gjeneratës “Z”që përjetonte realitete trishtuese, gjeneralët e dalë padrejtësishtë në udhëheqje të revolucionit të “Flamingove” jeton në parajsë, me pasuri të grabitura, ku qënia në politikë u kishte dhënë liçencën e oligarkut, e monopolin në ushtrimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto politika djallëzore duke përdorur gjeneratën “Z” si vegël për të luftuar korrupsionin, por jo atë të tyre, por vetëm të kundërshtarit politik,është ironia më e madhe e kohës dhe kurthi më i madh që i përgatitet gjeneratës “Z”.
Ushtrinë e gjeneratës “Z”, me këto forca politikë nuk i lidh asgjë madje marrëdhëniet e tyre janë kontradiktore, gati antagoniste. Ata duket se kanë rënë në dashuri me dhunuesin e tyre, më i rrezikshëm sa dhe pushteti që luftojnë. Atëherë si shpjegohet që ato në revolucion janë bashkë, për të shkatërruar dhe djegur vendin,për të penguar pranimin e Shqipërisë në BE, për të përmbysur gjithçka duke premtuar një fillim të ri.
Ajo që i bashkon të gjitha rrymat dhe fraksionet e revolucionit të “Flamingove”është dhuna. Dikush e ka dhunën në gen, të trashëguar nga gjeografia ku janë lindur e rritur. Të tjetërë dhunën e kanë pjesë të shkollës ideologjike. Karrigethyerit e përdorin dhunën si hakmarrje ndaj atyre që u kanë marë pushtetin, dhe si mjet fitimi. Të inkriminuarit dhunën e lakmojnë për të amnistuar krimet e bëra. Armiqtë e kombit përmes dhunës duan të djegin Shqipërinë, e simbolet e kombit. PD e ka dhunën armën kryesore politike të përdorur ndaj popullit, kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj vetvetes, kujdo që nuk u bindet atyre. Revolucionarët e shikojnë dhunën si maminë e shoqërisë nga duart e së cilës lind çdo shoqëri e re. Pra, nëse se këto kategori të revolucionit e shikojnë dhunën si shprehje politike, ideologjike, interesa korrupsioni, si armë të antishqiptarizmit, po ajo pjesë e gjeneratës “Z” që janë kthyer në faktor dhune, madje një llojë mishi për top, për çfarë interesash janë përfshirë në akte të tilla kriminale. Më tepër se gjithçka, dhunën te kjo kategori e nxisin instiktet,adoleshenca dhe papërgjegjshmëria. Kur këto dukuri vihen nënë kontrollin e ustallarëve politik të dhunës, ku e inkurajojnë, e ruajnë nga ligji në rast rreziku, i strehojnë në selinë e partisë dhunuesit, i paguajnë dhe i furrnizojnë me Molotov. Në këto situata problem i tyre bëhet tepër serjoz, si nga rrezikshëria shoqërore e krimeve të kryera, por mbi të gjitha se revolucioni po shërben si shkollë që pregatit dhunues dhe kriminelë të çertifikuar.
Ka perënduar koha e opozitarizmit dhe revolucioneve me dhunë.Është koha e dialogut,kompromisit dhe qarkullimit të pushteteve me mjate demokratike dhe me vota. Kjo është shkolla me të cilën duhet të edukohet edhe gjenerata “Z” dhe të gjitha gjeneratat e tjera. Revolucionet paqësore dhe demokratike u përkasin kohëve të qytetëruara. Dhuna i përket epokës së gurit qe jo vetëm se u zgjatin jetën pusheteve por edhe i heroizojnë përpara historisë.



