Artistja e njohur Sabina Dana feston sot ditëlindjen në një resort magjepsës në Turqi, në shoqërinë e bashkëshortit të saj. E veshur me elegancë dhe duke rrezatuar qetësi e lumturi, këngëtarja ndau me ndjekësit momente të veçanta nga kjo ditë plot diell e dashuri.

Sabina u bë shumë e njohur për publikun shqiptar me këngën e bujshme “E kam pas”, e publikuar 12 vite më parë, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm me miliona klikime dhe jehonë të madhe në mediat muzikore. Projekti i saj i fundit “Mos e le”, i publikuar dy vite më parë, tregoi edhe një herë vokalin e saj të veçantë dhe ndjeshmërinë artistike që e karakterizon.

Sabina ka konfirmuar se projekte të reja muzikore janë në ardhje, duke mbajtur gjallë kuriozitetin e fansave dhe premtuar një rikthim të denjë për një artiste që di të lërë gjurmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here