Një pjesë e 11,8 milionë eurove kartmonedha të vjetra, që ishin caktuar për t’u djegur dhe që ishin vjedhur nga dy punonjës të Bankës së Shtetit Francez u gjetën në kopshtin e shtëpisë së njërit prej personave të dyshuar në Puy de Dôme në Francë…
Mungesa e parave u vu re në muajin gusht dhe dy të dushuarit, nëpunës të Bankës, të pushuar nga puna pas zbulimit të vjedhjes, ndiqeshin në gjendje të lirë… Gjetja e 1.800.000 eurove, siç deklaroi të premten Pierre Sennès, prokurori i qytetit Klermo Ferro, bëri që ata të arrestoheshn menjëerë
“Gjetëm të futur në kopshtin e shtëpisë së njërit prej të dyshuarve, tha ai, një pako me 500 000 euro, ndwrsa një thes me 1 300 000 euro u gjet te një fqinjë, por ndaj tij nuk u morr asnjë masë, sepse nuk kishte dijeni për çka kishte brenda thesi » , deklaroi prokurori. U hap proces gjithashtu edhe ndaj dy bashkëshorteve të tyre që akuzohen për fshehje të vjedhjes.
Sipas gazetës lokale, paratë e vjedhura u zbuluan rastësisht gjatë verës, kur një punonjëse e ardhur provizorisht si zëvëndësuese, zbuloi një pako kartoni me 8 kilogram kartmonedha të nxjerra nga qarkullimi si të papërdorshme, te destinuara pwr djegie, por që ishin në gjendje të mirë. Ajo lajmëroi eprorët për këtë incident të cilët nisën hetimin administrativ.