Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Krishtlindje në Tiranë 10”, suksesi jubilar i Sokol Gugës

Leonora Poloska, Alma Bektashi, Rozana Radi, Redon Makashi, Kejsi Tola, Kamela Islamaj, Vivian Biagioni, Ergita, Droulias Brothers, Nadeshiko një grup artistësh nga Japonia, dhe të tjerë artistë ndriçuan skenën e e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”, që këtë vit erdhi në sezonin e dhjetë. Prej vitesh ky spektakël i bashkohet jetës artistike në Tiranë, ku në këtë muaj festash u zhvillua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Krishtlindje në Tiranë” erdhi i kuruar deri në detaje nga producenti e prezantuesi Sokol Guga, i cili edhe këtë vit solli një spektakël me emrat më të mirë të skenës dhe televizionit. Ky edicion për të gjithë shqiptarët u transmetua në datë 24 dhjetor në Klan Plus Hd, për të kremtuar Krishtlindjet të gjithë bashkë. Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” erdhi nën firmën e prezantimit të tre emrave të njohur, Sokol Guga, ikona e njohur e ekranit dhe drejtësisë znj. Eni Çobani dhe autori e prezantuesi Albert Dumani. Producenti Guga na solli në vëmendje disa detaje shumë interesante për këtë sezon të 10-të të këtij spektakli në Tiranë. “Ky edicion solli jo vetëm artistë të rinj, pra emra të rinj si Alisa Zhapa, Emily Dervishi e Natali Lalaj, por edhe emrat më big të këngës e artit shqiptar. Për herë të parë, pjesë të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë” ishin edhe një grup artistesh japoneze që kënduan një këngë në shqip si dhe Droulias Brothers grupi fantastik i cili shkundi skenën e TKOB. Gjithçka u gërshetua bukur me muzikën e Krishtlindjeve, ky është një ngacmim që producenti muzikor Gent Myftaraj i bën publikut. Sigurisht nuk munguan pjesë kërcimi nga pasionantë si Elvira Muglica por edhe profesionistë të kësaj fushe, e cila është pjesë përbërëse e këtij spektakli”, shprehet  Guga. Gjithashtu u vlerësuan me Sahatin e Tiranës filantropë si Florenx Kullani e Mehmet Prishtina, Bardhyl Hoxha, Luli Karaj dhe stilistja e mirënjohur nga Kosova Nadire Zymberi. Gjithçka mori formë në 24 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku u festua me dinjitet edicioni i 10-të në skenë. Skenografia edhe e këtij edicioni iu besua skenografit të mirënjohur Bledar Gërcaliu, i cili si gjithmonë krijoi magji në skenën e “Krishtlindje në Tiranë”

E padyshim ky ishte suksesi jubilar i producentit dhe moderatorit Guga. Suksese në edicione të tjera!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Syarta: 2024 ishte një vit i rëndësishëm për mua si artiste, 2025 pres të më sjellë më shumë muzikë

Next Post

“Jetë të trazuara” /Misioni humanitar i Ina Malhanit

Advertisement