Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ndikojnë hemorroidet në shtatzani?

– Ju uroj shëndet! Kam një pyetje për hemorroidet… Kam vuajtur qëkur kam qenë fëmijë dhe tani që jam rritur. Jam shtatzënë dhe nuk di si të veproj, pasi kam herë pas here dhimbje në bark dhe kam frikë se mos e dëmtojnë fëmijën. Ju, si doktoreshë, çfarë më thoni? Si duhen trajtuar në shtatzani këto probleme dhe a mund të parandalohen, që të mos krijohen më? Dua një informacion mbi hemorroidet se më kanë bërë me stress. Jam 30 vjeçe.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Hemorroidet janë vena të zgjeruara në pjesën fundore të zorrës së trashë. Venat mund të zgjerohen në brendësi të kanalit anal dhe quhen hemorroide të brendshme ose mund të zgjerohen në pjesën fundore të zorrës duke formuar hemorroide të jashtme, që shihen me sy nga mjeku apo preken nga pacientët. Ka raste që mund të jenë të kombinuara të dyja llojet e hemorroideve njëkohësisht. Hemorroidet shkaktohen nga rritja e presionit të gjakut në vazat e gjakut të legenit, për arsye të ndryshme. Diarreja dhe kapsllëku, gjithashtu, çojnë në rritje të presionit të gjakut dhe në shfaqjen e hemorroideve. Gjatë shtatzanisë, sidomos në muajt e fundit, mund të shfaqen hemorroidet, edhe kjo për shkak të rritjes së presionit të gjakut.

– Duhet theksuar se faktori trashëgimi ndikon shumë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, që zhvillohet herë me faza qetësie, herë acarimi. Pra, është një sëmundje kronike, por pacientët duhet të jenë të kujdesshëm që nëpërmjet disa këshillave të mundohen t’i mbajnë sa më gjatë në gjendje qetësie. Në qoftë se hemorroidet zhvillohen shumë, domethënë, bëhen shumë të mëdha, ato operohen nga kirurgu. Është shumë e rëndësishme që pacienti të ketë një jashtëqitje të rregullt, që do të thotë, një herë në 24 orë duhet të djalë jashtë (as me diarre, as kapsllëk). Duhet të eliminoni ushqimet pikante, të skuqura dhe pijet alkoolike.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ai më kritikon për çdo gjë

Next Post

Mini-kekë të kripur me kunguj

Advertisement