Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ai më kritikon për çdo gjë

– Dr. Demiri, po bëj tre vjet që jam e lidhur dhe, siç ndodh shpesh, kur shuhet faza e pasionit, fillojnë të dalin në pah të metat e personit që ke në krah. Nuk jam paragjykuese, unë e dashuroj, madje do të isha shumë e lumtur nëse do të isha më e lirshme me të. E them këtë pasi kam filluar të ndjej një lloj paragjykimi të tij lidhur me mua. Për shembull, kur jam pa tualet, apo jam sëmurë… Ai është njeri që e do gjithçka perfekte; kurrë nuk hidhen letra nga makina, kurrë nuk lihet dhoma rrëmujë, kurrë nuk lihen flokët pa krehur, në një kohë që çdo njeri, në një periudhë të caktuar të ditës, i ndodh të jetë i shkujdesur. Ai më jep shembullin e perfeksionit dhe kjo më bën të ndihem inferiore. Edhe pse jam mjaft simpatike dhe përpiqem ta mbaj veten, duket sikur diçka nuk shkon me mua. Jam bërë e ngurtë. Ka shumë situata në të cilat nuk di të reagoj natyrshëm. Herën e parë që hipa në shkallët lëvizëse, isha me të. Doja t’i thoja, por heshta sepse ai s’do të dinte të qeshte me këtë shaka. Më duket sikur nuk jam vetvetja kur jam me të. Unë dua dikë që të qeshë bashkë me mua kur të rrëzohem dhe ta kthejmë në humor, jo të vihem në siklet për çdo gjë. Si duhet të sillem me këtë njeri? Mos ndoshta nuk është i duhuri?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Jeta është një “mësuese” e rreptë, por gjithsesi, të mëson. Ja se ç’ndodh; tani, pas 3 vitesh lidhje, fillojnë të shuhen fazat e pasionit dhe dalin në pah të metat e atij “tjetrit”. Dhe tani ti vjen e më pyet mua dhe shumë mirë bën, por po të më pyesje mua që në fillim të lidhjes, unë do të thoja një shprehje angleze që thotë: “Mos u marto me atë njeri i cili nuk qesh kur ti mendon se duhet të qeshë”. Porse, po të ta thoja unë që atëhere këtë, ti me siguri do të qeshje me mua, do të thoje: “Unë e dua atë dhe jam shumë e lumtur…”. Kështu ndodh, s’ke faj. Kur njerëzit prezantohen në fillim, ata fshehin me kujdes të metat dhe “prezantojnë” vlerat, ndaj unë i jap shumë rëndësi një thënieje të Tolstoit, i cili ka shkruar se “asgjë nuk i lidh e nuk i njeh njerëzit më shumë sesa vështirësitë e kaluara së bashku”. Prandaj të thashë unë që në fillim se vetë jeta është jo vetëm një mësuese, por edhe një “filtër” prove. Dhe, çfarë ka ndodhur me ty? Ti je lidhur me një njeri ndoshta shumë i mirë e shumë i zoti, por në lidhje me ty, rezulton të jetë një… psikovampir! Psikovampirë quhen të gjithë ata që mund të jenë njerëz shumë të mirë, madje shumë të afërm e të dashur për ne, por që padashje na i “vjedhin” energjitë. Ndoshta këta mund të jenë edhe vetë prindërit tanë, që na duan më shumë sesa veten, por ja që na i “grabitin” energjitë me mënyrat që as ne, as ata nuk e kuptojnë, edhe pse veprojnë për të mirën tonë. Më poshtë, e nderuara zonjë, do të përmend disa tipe “psikovapirësh” dhe ti do të gjesh se ku futet i dashuri yt. Le të fillojmë:

  1. Psikovampiri “kurth”, i cili mbiçmon veten, i pabindur, despotik, narcist.
  2. Psikovampiri “po, por”, i cili e gjen gjithmonë një gjë që s’i pëlqen, kundërshtues.
  3. Psikovampiri “depresiv”, i cili të ha shpirtin se vetëm qahet, të lodh me “gërr–vërret” dhe ankesat e tij, si ato “ku-ku” që bëjnë qyqet, një njeri si lokomotivë me avull…
  4. Psikovampiri “ruajtja e trashëgimisë”, i cili i urren ndryshimet dhe u qepet “sloganëve”.
  5. Psikovampiri “frigorifer”, i cili është i ftohtë, dëgjon kalimthi, flet pak.
  6. Psikovampiri “injorant” është ai i cili, edhe s’di, edhe të mëson, ndaj ikën i zbrazët prej tij.
  7. Psikovampiri “Himalaja” është ai i cili nuk kënaqet kurrë me atë që është arritur, ai që injoron, torturon veten dhe të tjerët.
  8. Psikovampiri “i sjellshëm”, është ai që të bezdis me “xhentilesën” e tepruar, të lodh…
  9. Psikovampiri “hundë” është ai që i fut “hundët” kudo dhe fajin ua lë të tjerëve.
  10. Psikovampiri “ujk me lëkurë deleje” është ai që të merr më qafë sepse nuk e dallon dot, pasi në fillim të duket shumë miqësor e pastaj të bën “gropën”.
  11. Psikovampiri “nuk kam qenë unë”, është ai i cili kudo del pa u “lagur” e si me kujdes ta “ngec” topin në rrjetë.
  12. Psikovampiri “ekspert”, është ai i cili të “mbyt” me këshillat e tij edhe kur s’ka “haber” fare.

– E shikoni pra, jo pak, por plot 12 tipe “psikovampirësh”! Na ruajtë Zoti prej tyre! Por, që të na ruajë Zoti, më parë duhet të ruhemi vetë dhe që të ruhemi, duhet të dimë t’i njohim, t’i dallojmë si të tillë e më pas t’i shmangim si me kujdes, pasi ata mund të jenë edhe familjarët apo të dashurit tanë. Desha t’ju pyes, zonjë, se të cilët psikovampirë futet partneri juaj i cili me kërkesat, këshillat dhe “perfeksionin” e tij ju bën të ndjeheni gjithmonë e pavlefshme, inferiore dhe e gabuar, edhe pse jeni mjaft e zgjuar, e rregullt, simpatike? Psikovampiri mbetet psikovampir, ai nuk di të bëjë ndryshe, ai vetëm kërkon “viktimat” e tij dhe i kthen ato në qenie të “zvetënuara” pasi si pa kuptuar, sundon e vetëvendos, aq sa mundet edhe të të “manipulojë” duke t’u dukur njeri me “vlera”, me kërkesa… Mirëpo, kush zvetënohet për vite me radhë nga persona apo situata të tilla, krijon te vetja boshllëk, pakënaqësi, pasiguri, rënie të vetëvlerësimit e ndoshta edhe depresion, zbrazje nga jeta, lodhje, mungesë humori e shqetësime psikosomatike. Çdo njeri mund të jetë edhe psikovampir, edhe viktimë njëkohësisht. Zakonisht, edhe vampiri, edhe viktima, kompensojnë boshllëqe në vetëvlerësimin e tyre. Ndoshta ne me psikovampirët jemi të detyruar të bashkëjetojmë, siç është për shembull jeta me prindërit, pasi prindërit ne nuk i zgjedhim, ose me brezin e tretë vjehërr, vjehrrë etj. Atëhere ka rëndësi që t’i njohim problemet dhe ne psikologët, që në seancën e parë, ju “pajisim” me një si “pajisje” të padukshme që as gërr-vërret e tyre të mos depërtojnë te “magazina” juaj dhe as acarimi apo pakënaqësia juaj, të mos depërtojnë deri tek ata. Këto janë disa teknika “mbrojtëse” që nuk lejojmë që të tjerët të na i grabitin energjitë dhe emocionet pozitive, si edhe disa postulate me vlera edukative e qetësuese si për shembull: “prindin e mirë duaje e respektoje”, “prindin jo të mirë, duroje e lehtësoje”. E njëjta gjë nuk thuhet për burrin. Shumë njerëz më pyesin mua nga ta dallojmë se ai tjetri është psikovampir? Natyrisht, nuk është aq e lehtë që të dallohen, sidomos disa tipe, si për shembull, psikovampiri ujk me lëkurë deleje. Megjithatë ka një “matës”, një metodë; për shembull, nëse largohesh nga tjetri i zbrazët, i pakënaqur, i lodhur, i futur në dyshime e mendime ankthioze, do të thotë që t’i ka “vjedhur”, nuk të ka dhënë energji, kurse po të ndahemi nga një njeri i ditur, i qeshur, optimist, realist, mbështetës, ndodh e kundërta, ne largohemi plot energji e paqe. Ky është një tregues si edhe “prova”, filtri i provës. Për shembull, psikovampirin “ujk me lëkurë deleje”, mirë është që ta njohësh nga përvoja e të tjerëve që të mos bëhesh për të “viktima e radhës”, por nëse s’e ke patur këtë mundësi, të paktën kujto atë thënien popullore se “po ma hodhe për herë të parë, është faji yt, kurse po ma hodhe për herë të dytë, do të jetë faji im”. Kështu, pra, pyetjes suaj se si të silleni me këtë njeri i cili ju ve në siklet për çdo gjë dhe a mos ndoshta nuk është i duhuri, unë do t’i përgjigjesha saktë vetëm nëse ju vini në bashkëbisedim e të bënim disa teste, pasi të dy, me pak ndryshime, mundet që të sinkronizoheni shumë bukur. Nëse jo, do të thotë se nuk jeni “gatuar” për njëri-tjetrin, ndaj duhet të ndaheni pa humbur kohë dhe në mënyrë krejt paqësore. E mira është që të vini të dy.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Soja dhe shafrani indian luftojnë kancerin e gjirit

Next Post

Si ndikojnë hemorroidet në shtatzani?

Advertisement