-Mirësevjen, Syartë! Jemi të lumtur që jemi bashkë përsëri në Intervista.al dhe të bisedojmë me ty. Së pari, si po kalon jetën në Zvicër, të merr malli për Kërçovën?
- Faleminderit për ftesën! Po, jetesa në Zvicër është shumë e bukur, por më mungon ajri i Kërçovës dhe ata llokume të mrekullueshme që bëjnë tek shtëpia e gjyshërve. Zvicra është e bukur, por nuk ka asgjë si një tavë shtëpie!(Buzëqesh)
-Kjo është një nga ato traditat që as Zvicra nuk mund ta zëvendësojë. Flasim për muzikën tani: Ti ke një këngë që po bëhet gati për t’u lançuar. Si u bë ky produksion i gjallë?
-Kam dy në fakt (Buzëqesh) Pas “Excusez Moi” që u pëlqye mjaft nga publiku, kisha një periudhë pauze. Më pas kur fillova punën për këto këngë, ndihesha shumë e motivuar, sepse gjithmonë kam dashur të shpreh një pjesë të veçantë të karakterit tim në muzikë. Procesi ishte disi i çuditshëm, sepse shpesh ndodhte që një ide e thjeshtë të shndërrohej në diçka të madhe, dhe kjo më ka ndihmuar të rris nivelin e angazhimit tim. Më kujtohet një moment kur producenti Rzon më tha: “Po, këto këngë mund t’i bëjmë të pabesueshme!” Dhe, ndoshta, kjo është ajo që më ka nxitur të bëj më shumë, për të shpërthyer potencialin që kisha brenda. Këngët janë rregjistruar në Prishtinë, presim t’i realizojmë klipet përkatëse.
–Tani, nëse do të duhej të përshkruaje Syarten me një fjali kur nuk është duke kënduar, çfarë do të thoshe?
- Hmmm… kur nuk jam duke kënduar, jam një njeri shumë i thjeshtë, i apasionuar pas asaj që bën, por që gjithashtu ka nevojë për ato momentet e heshtjes dhe reflektimit. Më pëlqen të kem një balancë mes jetës profesionale dhe asaj personale. Nuk jam ndonjë njeri që shfaq shumë mendimet e mia në çdo moment, por kur e di që duhet të flas, këndoj në rastin tim, e bëj me të gjitha forcat!
–Kjo është një përgjigje shumë e matur dhe e thellë, tipike për një artist. Faleminderit shumë që ishe me ne sot, Syartë! Mezi presim të dëgjojmë këngët e reja dhe të shohim më shumë nga puna jote! Faleminderit shumë për bisedën!
-Po, shpresoj që këngët e reja t’i dëgjoni së shpejti dhe do të vazhdojmë të ndajmë përvoja të bukura dhe me ndjekësit. Shihemi sa më shpejt!
Advertisement