Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

25 mijë euro për natë në trenin e ri luksoz italian

Një natë në atë tren luksoz kushton nga 6 mijë e 600 deri në 25 mijë euro.

Tanimë, udhëtarët e pasur po rezervojnë vende në këtë tren luksoz, edhe pse ende nuk ka përfunduar.

Dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.nLa Dolce Vita do të ndalet në Romë, Venecia, Siçili dhe Toskanë.

Advertisement

Treni luksoz është një riinterpretim modern i të famshmit Orient-Express. Ai transportoi pasagjerë nëpër Evropë nga viti 1883 deri në vitin 1977.

Ngjashëm me një lundrim, La Dolce Vita nuk është mënyra më efikase për të shkuar nga A në B.

Do t’ju duhen ditë për të arritur qëllimin përfundimtar me të. Në vend të kësaj, trenat ndalojnë në pika të ndryshme përgjatë rrugës, duke u dhënë pasagjerëve kohë për të zbarkuar dhe eksploruar.

Sakaq, shërbimi është planifikuar të nisë në fund të vitit 2024 me udhëtime të zgjedhura dy dhe tre-ditore.

Pasagjerët mund të zgjedhin nga tetë rrugë që i çojnë në vreshtat e Toskanës në bregdetin e Siçilisë dhe të çojnë në pika të ndryshme historike dhe kulturore me interes në qytete si Roma, Venecia dhe Palermo.

Duke ndjekur shembullin e industrisë së lundrimit, të gjitha vaktet, pijet dhe ekskursionet përfshihen në tarifën e trenit luksoz.

Po ashtu mysafirët do të kenë akses në hotelet Orient Express në Romë dhe Venecia, të cilat janë planifikuar të hapen në fund të viteve 2024 dhe 2025.

Paçka se gjashtë trenat janë ende në ndërtim e sipër në një fabrikë në Brindisi të Italisë, njerëz të shumtë janë regjistruar tashmë për La Dolce Vita.

Duket se disponueshmëria e trenit në vitin 2024 ka arritur kufirin.

Klientët që paguajnë një depozitë prej 500 euro gjatë periudhës së para-shitjes për të rezervuar datat e lundrimit për vitin 2024 dhe 2025 do të vendosen në një listë prioritare.

Kështu ka bërë me dije Jessaline Fynbo, menaxhere e lartë e marketingut në Orient-Express.

Sipas saj, disponueshmëria e mbetur për vitin e inaugurimit të trenit varet nga preferencat e pasagjerëve.

Kërkesa e fortë për një markë dhe mënyrë transporti që është më shumë se një shekull i vjetër është vetëm një shembull i ringjalljes së fundit të udhëtimit me tren.

Mendohet se rikthimi i udhëtimit me tren është pjesërisht për shkak të gjurmës së reduktuar të karbonit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nurturing Your Creative Side for a More Fulfilling Daily Routine

Next Post

Eksperimenti “Univers 25”, parasja që u kthye në ferr. Ja si paralelizohet në shoqërinë e sotme…!

Advertisement