I ftuar në “Më prit në fundjavë” me moderatorin Ermal Peçi, këngëtari, Erik Lloshi ka folur për herë të parë publikisht për disa emra të njohu të artistëve shqiptarë me të cilët nuk ruan marrëdhënie të mira shkak i hatërmbetjeve . Ai ka zbuluar edhe emrat teksa përmend këngëtarërt Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli të cilët ai shprehet se nuk e kanë mbështetur për projektin e tij të ri muzikor.
Për Luizin tha se e njihte prej kohësh kishte komunikuar me të pas daljes nga “BBV” duke e quajtur disi të justifikuar pasi ai nuk kishte parë mesazhin, sa i përket Fifit dhe Ylli Limanit tha se ia kanë lënë “seen” mesazhin ku ai u kërkonte një postim në Instagram të këngës së tij të re.
“Loja nëpërmjet artistëve është ndryshe. Unë personalisht ua kam çuar vetë këngën, sepse e di që janë shumë të ngarkuar, siç ma çojnë dhe mua këngën. Kështu është loja jonë, për suport minimal. E di ku është e keqja? Kur ta lënë mesazhin ‘seen’ dhe të shpërfillin. Dhe kush të shpërfill? Të shpërfillin ata persona që ti u ke dhënë dorën kur kanë qenë në hapat e tyre të parë! Ata kanë menduar se Eriku s’u hyn më në punë, sepse momentalisht unë atyre s’u hyj në punë, por një ditë do t’u hyj në punë!”- shprehet ai Eriku në fund e mbylli fjalën e tij duke thënë “bota rrotullohet”.
I pyetur se cila ishte arsyeja që sipas tij artistët nuk e kanë suportuar ai tha se:E thjeshtë fare sepse tani ata kanë famën dhe mendojnë që nuk iu duhet më Eriku nuk kemi nevojë për postumet e tij thonë ata unë e di por do të vij ajo ditë që do të kenë nevojë ata për mua.