Në një postim të tijin kandidati shqiptar në kantonin jugor të Zvicrës, Remzi Durmishi shkruan:
“Miq të dashur,
Fushata elektorale po më jep një mundësi të shkëlqyer për të njohur edhe më mirë zonën dhe mbi të gjitha më lejon të takoj shumë prej jush. Me shumë prej jush u njoha më mirë, shkëmbeva mendime dhe gjithashtu ndamë momente të këndshme së bashku. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë gjë. 2 Prilli nuk është larg por gjithashtu dhe do të kemi mundësinë të takohemi sërish në ditët në vijim.
Tashmë materiali i votimit ka mbërritur në të gjitha shtëpitë. Ju e dini mirë se sa e rëndësishme është të jesh në gjendje të zgjedhësh dhe të vendosësh. Le të përfitojmë nga kjo mundësi që na jep sistemi ynë demokratik.
Votoni, votoni dhe votoni dhe votoni!
Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj.
Remzi Durmishi
Kandidat për Këshillin e Madh nr.82
Lista 7 – Il centro”
Kujtojmë që pikat e tij kryesore në program janë: vëmendja për familjet, të rinjtë, të moshuarit, kujdesi për komunitetin në kantonin ku jetojnë, barazi dhe fokus për mirëqenie të lartë. Durmishi kumbon fuqi për interesa të të gjithë bashkatdhetarëve të tij duke qenë se ai vetë ka shkelur në kepucët e sfidave të shqiptarëve të tij. Ai zotëron eksperiencën e duhur, arsimimin e nevojshme për të qene zë i fuqishëm i tyre. Çeshtja kombetare eshte kryefjala e tij per integritetin dhe ngritjen ne piedestal te imazhit te shqiptareve ne syte e figurave zviceriane, duke krijuar keshtu nje nivel te larte te kombit shqiptar!