Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bujar Çiçi: Artisti dhe tregtisti, vlera dhe antivlera!

Intervistoi Fabjola Kuburi

Një intervistë e rrallë e artistit tirons Bujar Çiçi, një artist që prek zemrat e kujtdo e dëgjon në muzikën e gjallë. Ai vjen me një sërë të pathënash më parë për artin, muzikën, tregun muzikor, Tironën dhe publikun! Ju ftojmë t’a lexoni…!

Advertisement

-Bujar, jeni një nga zërat më të vlerësuar të këngës, por për shumë artistë tregu muzikor sot ka jo pak probleme që lidhen me krijimtarinë. Po për ju, çfarë ofron sot ky treg?

-Ju falenderoj për pyetjen.. E drejtë Fabjola! Duke u bazuar në thelbin e pyetjes  tënde marr shkas të ndaloj pak tek fjala “treg”. Që këtu fillon problemi për një artist të mirëfilltë.

Pra, realisht lindin problemet pasi ka dy kategori, artisti dhe tregtisti. Tregtist është një shprehje e imja. Unë e kam gjetur këtë epitet duke i njohur fort mirë. Realisht në kohët që jetojmë pa tregun, je i mbaruar. Pra, kapitalizmi nuk njeh kufih j dhe në treg je për t’u shitur dhe artisti  me vlerë jeton në treg me vite pasi malli, (kënga)që ai ka lançuar e gjen në (blerës) dmth dëgjues që vlejnë dhe e dijnë se çfarë është krijimtaria dhe potenca e artistit. Dhe në këtë treg ke dhe tregtistin i cili s’njeh kufi në furnizimin e tregut me krijime që nuk do mund të kenë asnjë lidhje me artin pasi siç del ashtu ikën. Pra, sfumohet por, edhe kur shitet dallon blerësi ose shija që kërkon. Ky është tregu duke besuar se në një farë mënyre kam sqaruar diçka.

-Ndërkohë sapo kemi dalë nga ngjarje që tronditën botën, një prej tyre ishte dhe pandemia. Kur mendon se arti filloi të merrte frymë lirisht sërish?

-Realitete të vështira shumë si për jetën normale marrëdhëniet me punën, me shkollat, me ndasitë dhe largsitë nga miqtë, shokët e familjet. Ashtu dhe me artin e këngës pati një zbrazëti të madhe.

Edhe pse gjatë kohës së pandemisë, e mbylljes pati një mundësi të vogël që artistët e të dy etiketimeve që thash më sipër u afruan me dashamirësit e tyre dhe me fansat në dalje online pranë portaleve si, Facebook apo Instagram etj. Për të qenë  korrekt, artit iu rikthye frymëmarrja pasi mbaroj ajo mbyllje e mistershme dhe e mërzitshme që na u bë, besoj e dimë dhe e kemi përjetuar të gjithë.

 -Kemi sot zëra të rinj që e kanë në vëmendje këngën popullore? Sa edukohet sot brezi i ri më këtë krijimtari?

-Po më duhet të them me shumë sinqeritet e nderuar Fabjola, se zërat e rinj janë  të pakët në zhanrin e krijimtarisë, por edhe të traditës së këngës popullore. Është për të ardhur keq shumë pasi një frikë e madhe më ka pushtuar se brezi i ri është në limite i larguar nga kjo shije për këngën popullore. Jo pafundsisht, por Tiranës i trembem sepse më çon mendja të kthehem prap tek tregu që mban vlerën, por dhe anti vlerën.

Nuk jam unë ai që vulos për këtë panik që kam, por çdo fjalë që them është realitet. Zoti bëftë më të mirën për këto breza.

Kam një shembull për të treguar që është, Shkodra e cila po ofron një brez që e don këngën popullore.( E them me shumë kopmetencë këtë).

-Keni marrë pjesë pafund në spektakle televizive të këngës popullore, festivale, koncerte, ku jeni pritur mjaft mirë nga publiku. Por, na thoni në cilat nuk do merrnit pjesë?

-Po shumë, aq shumë sa do të doja të mos  mbaronin kurrë e të vazhdoja të merrja pjesë pa u ndalur. Pasi ajo pritje, ai rrespekt ato duartrokitje më kanë dhënë suporte të mrekullueshme. Shumë festivale të këngës popullore. Hite të këngës, aktivitete televizive, turne brenda e jashtë Shqipërisë, sofra e spektakle sa çuditërisht duhet një natë e gjatë dimri ti kujtosh. Mbaj në kurriz jo pak, por 14 recitale të mijat. Ah, në cilat nuk do marr pjesë? Pak e vështirë kjo përgjigje për t’u dhënë! S’e di…ndoshta s’do marrë pjesë kur mos  të kem më mundësi fizike e vokali e vetmja që do më largojë nga arti.

-Çfarë cilësish duhet të zotërojë një këngëtar si ju, që kënga të arrijë të përcillet emocionalisht e të jetojë gjatë tek publiku?

-Ah, çdo pyetje vjen e kujdesur dhe shumë profesionale, e nderuar Fabjola. Ja pse dua të pergjigjem dhe unë me shumë kujdes. Një nga cilësitë kryesore unë them që është shpirti. Pra, brenda dëshirës arsyes dhe asaj që quhet profesionalizëm shpirti i artistitit pa dyshim e percjellë, emocionalisht këngën. Por brenda këtyre vlerë ka fabula që zgjedh karakteri i këngës dhe e kënduara që vendos vulën (siç thuhet në popull). E padyshim kjo këngë dhe artisti që e këndon jetojnë gjatë me publikun janë dhe përzgjedhja me poetin dhe krijuesin.Janë të tre këto komponentë që duhet gërshetuar pastër e kënga ka mundësinë e madhe të jetojë gjatë.

-Tirona, qyteti i zemrës suaj por, edhe i të gjithë le të themi, kaq këngë për këtë vend, kaq dashuri, kaq krijimtari. A është Tirona frymëzimi i artit tuaj?

-Tirona…Që në krye të fjalës e gjen veten komod e gjen të privilegjuar, e gjen veten zotni, e  gjen ashik, e gjen gojëmbël  dhe mikpritës.

Thënë pastër TIRONA ËSHTË DASHNI. Është qyteti  i zemrës sime, se u linda, e u rrita me erën e Dajtit e ujin e Selitës, me bahçet, e me rrugët që shkëlqenin. E kjo dashni me emrin  Tironë përveç fëmiijërisë, rinisë, diteve që jetuam, jetës shoqërore që na krijoi dhe familjen,  bashkshorten, fëmijët, më dha dhe emrin e madh, Artist dhe vlerë e ruajtjes së traditës si vazhdues i artë dhe mirënjohës i këngës tironase dhe asaj të Shqipërisë së Mesme. Më dha mundsinë të prek skenat më të mëdha të artit, të dekorohem “Mirënjohja e Tironë”, të çertifikohem në ditë botërore të vlerave dhe të jem sot me titullin e lartë “Mjeshtri i madh i këngës”. Kësaj Tirone i jam në borxh përjetë sepse është frymëzimi i pa kompromis i imi e se do ti këndoj pa diskutm e me besnikmëri. I kam dhënë 3 hite që sot këndohen në çdo sofër, dasëm e gëzime të tjera; 

“Nji Tiron Nuk Bohen Dy”, “Xhymertlliku osht N’Tiron” dhe “Jom N’Tiron 500 Vjet”. Të çertifikohem në ditën botërore të vlerave, si ruajtës dhe interpretues i këngës popullore të Shqipërisë së mesme dhe asaj tiranase.

-Arti, ka mbështetje siç ka bërrylat e tij, në një peshore nga cila anën peshon më shumë?

-Shumë e vërtetë! Arti jeton me vlera por edhe me bërryla. Nëse flas për veten time kam një siguri që për vlerat di mirë të them se ja kam arritur dhe se çdo hap, çdo dalje, çdo bisedë kam treguar se vlerat janë ato që më mbajnë në vëmendje që më ndjekin dashamirës që më bëjnë të jem krenar pa parë askënd me syrin e egos e të përfoljes e se do mbetem vlerë derisa kjo fjalë të jetojë. Se kam një auditor që më mbështet, më ndjek e më suporton.

Gjithashtu e vërtetë që arti ka bërryla e kjo vjen si pasojë e atyre që ranë në darkë në gjumë e u gdhin në mëngjes këngëtar me një ëndërr të parë. E atyre që erdhën vonë, u çelën

vonë, por me dhuratat nga shitjet e tokave e gjësë së gjallë e hipokrizive dhe zarfave në fshehtësi e mos kontrollit, pa reduktime, pa kërkesa, por veç këndo, bëj klipe pafund, pra ky  është arti i bërrylave.

-Sa keq ndihet një artist si ju kur dëgjon që këngën e tij dikush e këndon në mënyrë jo të këndshme, le ta themi me terma të butë?

-Realisht të dëgjosh këngët tuaja të dalin nga zëra që s’kanë lidhje nga pseudokëngëtar që  s’njohin kufi në tregtinë që bëjn me veten e me ato pak që i dëgjojnë është ndjesi shumë e rëndë shumë ofenduese. Jo se të vjen keq që po e këndon, por se thënë shqip po e masakron. E lë pa asnjë aromë, asnjë shije të këndshme nuk i merr këtij apo asaj  që për të dal në TV çfarë mënyrash nuk gjen.

-Çfarë arome kanë këngët që interpreton Bujar Çiçi?(rendit këngët sipas llojit, lirik, patriotik, sportiv) Po aroma e dashurisë, sa zgjat në këngët tuaja?

-Aroma e Dashurisë në këngët e mija e ka një vazhdimësi. E para se shumë këngë të Tironës, por edhe  të Shqipërisë së Mesme janë krijuar për dashuri. Për dashurinë për nonën, për lulet, Për bukurinë e gocës tironse

Për rrugët portat e shtëpit tironase. Dashnia në shumë aspekte

Por brenda vazhdimësisë kam edhe krijime të mijat e bashkpunime, psh me kolegen Linda Hakaj nga Prishtina kemi sjell në tregun real një baladë fantastike me krijim të mikut tim Gëzim Mneri me titull “Jemi dasht” Kam sjell një krijim me Jorgo Papingjin këngën “JA LEJ ZOTIT AMANET”. Kam sjell këngën me krijim të Gramoz Kozelit “SI DASHNIJA NË BOTË”. Të gjitha këto unë do ti quaja  “aroma të dashurisë”. 

-Cilën këngë tuajën konsideroni si “qershizë mbi tortë”?

-Unë kam shumë  krijime të cilat janë në arkivën time të auditorit të ekraneneve të familjeve  e shumë të tjerëve por qershia mbi tortë është, “Nji Tiron Sbohen Dy””Jom Ntiron 500 vjet” por edhe tradicionalet si psh ”Sulcebegu-Gani”, “Beg Toptani-“O në Kasollen Tate Mi Goce” etj.

Sa e vlerësoni bashkëpunimin me kolegët tuaj? 

-Ndoshta i ka ardhur momenti me ty e nderuar dhe për revistën tënde të tregoj se, bashkëpunimet e mija kanë qenë të jashtëzakonshme.  Kam qenë si pikë kryesore për të drejtuar e dhënë mundësi shumë kolegëve e kolegeve që ti suportojë e të njihen, t’i mundësoj aktivitete, t’i afroj mundësi për ekrane, për festivale, për turne brenda e jashtë vendit, ndoshta sot të kenë emrin e tyre në art e të jenë vërtet artistë. Me e bujari them që marrëdhëniet e bashkëpunimet i vlerësoj në maksimum edhe pse dikush ta di e dikush e harron. S’ka gjë, paçin mirësi e suksese, kaq uroj për të gjithë.

-Keni ndonjë projekt muzikor së afërmi?

-Po projekte kam, do sjell në tregun e pastër 4 këngë të reja që i kam përfunduar. Më ka mbetur merak e vetmja sallë në Tiranë për të bërë  recitalin e 15 në sallën e Kishës së re Ortodokse. Shumë shpejt në një nga ekranet televizive do të startoj me projektin tim më të ri e i rrallë në llojin e vet që s’po dua të flas më gjatë sepse do jetë surprizë.

-Si do ta mbyllim këtë intervistë?

-Si do ta mbyll?! E para të falenderoj ty shumë Fabjola për këtë set pyetjesh larg monotonisë së pyetjeve të rëndomta. E dyta, lutem brezat që do vijnë, dashtë Zoti, injektohen me vlerat e këngës së mirëfilltë shqipe si popullore dhe asaj të lehtë e duke përfituar në fund ti them atyre miqve  e dashamirësve të revistës tuaj e miqve që duan vërtet muzikën e mirëfilltë se ka një vend midis Tirane “Taverna Dardha” të vijnë e të marin më të mirën që meritojnë si me vlerat e këngës po ashtu dhe të guzhinës tradicionale. Faleminderit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

The Power of Routine in Achieving Long-Term Goals

Next Post

Nga të dashur në të huaj/ Ky moment i Vanessa Hudgens dhe Austin Butler në Oscars po bën xhiron e rrjetit

Advertisement