Me siguri e mbani mend vajzën që i këndonte dashurisë, tetovares që dikur ndizte skenat e festivaleve si në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.
Emira Ademi po rikthehet fuqishëm në muzikë duke lançuar këngën e re të cilën e ka punuar tek producenti i njohur Nurteel.
E ka titulluar “Baby”, një këngë dashurie edhe kjo si hitet e dikurshme “Ti je mbret”, “Mallkim për ty”, “Luaj, luaj”, “Temperament” etj.
Pas pauzës 10 vjeçare ajo vjen me një këngë të finalizuar edhe me klip të cilën e ka realizuar A Films.
Dëgjoni në vazhdim hitin e ri të saj të titulluar Baby.