– Dr. Rezarta, para një muaji, nëna ime u vizitua për sytë dhe i thanë që kishte sëmundje katarakti në sy. Veç kësaj, i thanë që kjo sëmundje nuk shërohet. Unë jam shumë e shqetësuar, sepse nuk kam asnjë informacio në lidhje me të, ndaj dua të më thoni se si veprohet në kësi rastesh. Nëna ime është 60 vjeçe.
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – Problemi i sëmundjes që ka nëna juaj 60 vjeçare në sy është totalisht i zgjidhshëm. Katarakti ose perdja e pleqërisë është turbullim fiziologjik që ndodh në kristalinën e njeriut në moshën kryesisht mbi 50 vjeç dhe që ka të bëjë me futjen e ujit në fibrat e kristalinës dhe humbjen e qartësisë (transparencës së saj). Kjo çon në turbullimin e saj dhe zgjidhja e vetme është interventi (operacioni). Heqja e kataraktës sot në praktikën ophtalmologjike është ndër operacionet më të zakonshme, bëhet me lazer dhe në vendin e kristalinës së turbulluar vendoset një lente intrakulare që luan rolin ekzakt si kristalina origjinale në shikim. Këto ndërhyrje bëhen dhe në QSUT Nënë Tereza, reparti i okulistikës. Suksese nënës suaj në intervent dhe rikuperim të shpejtë të shikimit.
Advertisement